Loading...

Tingulli i pashpjegueshëm që kumboi në gjithë planetin

amazing-view-of-planet-earth-from-space-realistic-3d-animation-ultra-high-definition-4k-3840x2160-seamless-looped_hrqzmdt1l_thumbnail-full01.png

Më datën 11 nëntor, (11/11) një tingull vibrues kumboi përmes gjithë planetit dhe u diktua nga pajisjet e tërmeteve.

Fillimisht u ndie në Madagaskar dhe Afrikë, pastaj u regjistrua në të njëjtën kohë në Kili, Zelandë të Re, Kanada, Havaji e pothuajse në çdo cep të globit.

Nuk ishte thjesht një zhurmë e shpejtë, por kumbim që zgjati për 20 minuta. Kumbimi u shënua nga aparaturat por nuk u dëgjua nga veshi i njeriut.

Shkencëtarët nuk kanë asnjë shpjegim të sigurt, pasi është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Sizmologu Goran Ekstrom nga Universiteti i Kolumbias, SHBA, tha për National Geographic: “S’kam parë kurrë diçka të tillë. Por nuk do të thotë që është diçka e huaj.”Në qendër të misterit është ishulli Majotë, midis Afrikës dhe Madagaskarit, ku janë shënuar tërmete pa fund që nga muaji maj. Më i fuqishmi ka qenë 5.8 ballë dhe kumbimi duket se ka ardhur që aty.

Por sado të forta të ketë qenë tërmetet, mbetet i pashpjegueshëm fakti që kumbimi është ndier në të gjithë planetin. Veç kësaj, tërmetet zgjasin pak sekonda, jo 20 minuta.

Shkencëtarët gjeologë francezë kanë një hipotezë tjetër. Ata mendojnë se nëntoka e ishullit mund të jetë duke zhvilluar një vullkan i ri, dhe mund ta ketë krijuar zhurmën. Por dhe kjo ide mbetet hamendësim. Askush nuk mund ta dijë me saktësi se çfarë ka nën oqean.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media