Loading...

Tiranë, sekuestrohen katër makina të blinduara me vlerë 1 milion euro – VIDEO

makina-blinduara.jpg

Vijon zbatimi i planit të masave “Vjeshtë 2017”, sekuestrohen 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në kudër të planit të masave “Vjeshtë 2017”, sekuestroi 4 mjete të blinduara :

– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.

– Automjet tip “Benz Mercedes”, ngjyrë e zezë.

– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.

– Automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.

Automjetet e sekuestruara sipas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro.

Këto automjete dyshohet të jenë të trafikuara.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorrike” dhe “Pastrim produktesh të veprës penale”.

Komentet
Top