Loading...

Tjetër sulm me armë në Paris plagosen 2 policë, pranga agresorit

060.jpg

Pas 24 orësh nga masakra ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo”, një tjetër sulm me armë zjarri ka tronditur Parisin mëngjesin e sotëm. Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në jug të kryeqytetit, në zonën e Porte de Chantillon rreth orës 08:05.

Si pasojë e sulmit, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy policë, ku njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë, e ndërsa tjetri është në gjendje shoku.

Sipas mediave franceze, autori i plagosjes, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të metrosë me një automjet tip Renault Clio, ngjyrë të bardhë, ndërsa raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një shkëmbimi zjarri mes tij dhe policisë franceze. Autoritetet e rendit kanë arritur të prangosin autorin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Mësohet se në ngjarjen e sotme, dy policët e plagosur kanë qenë duke trajtuar një aksident rrugor, kur pranë tyre është afruar automjeti Renault Clio me ngjyrë të bardhë dhe ku më pas agresori me armë zjarri kallashnikov ka shtënë ndaj uniformave blu.

Menjëherë pas kësaj ai është larguar me shpejtësi. Sipas të dhënave të para raportohet se i arrestuari, krahas armatosjes ishte edhe i veshur me jelek antiplumb.

Sipas mediave franceze nuk dihet nëse ngjarja e sotme të ketë lidhje me sulmin terrorist ndaj “Charlie Hebdo” të ditës së djeshme, ku mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre 8 gazetarë dhe 2 oficerë policie, si dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media