Loading...

Tmerr në Korçë, burri var dy fëmijët e mitur e më pas veten – VIDEO

0-11.jpg

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Korçë: një burrë ka varur dy fëmijët e tij të mitur e më pas edhe veten.

Sipas policisë, Naum Toshi ka varur dy djemtë e tij përpara se të vetëvarej.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. I ati i autorit ka gjetur një shënim në derën e banesës së tij ku shkruhej “Ngjitu lart”.

Sipas dëshmive, Naum Toshi ishte kthyer nga emigracioni dhe sapo ishte ndarë nga gruaja.

Policia po punon për zbardhjen e motiveve të këtij krimi makabër.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media