Tmerri i pafund në brigjet e Europës “demokratike”

093.jpg

Nga Reis Mirdita

Fundi i javës nuk është më i lumtur se këto të kaluarat e vitit. Lajmet vazhdojnë me luftëra por më fatkeqja dhe njëherit paradoksi i kësaj agonie është pësimi i atyre që i ikin saj. Këtë paradite marr lajmin për një fundosje të re të një anijeje me refugjatë e nisur nga Turqia. Lajmi vjen nga policia greke: „Së paku 22 emigrantë humbën jetën. Trembëdhjetë fëmijë në mesin e viktimave; 144 persona të tjerë u shpëtuan. 19 trupa viktimash u gjetën…“ Në një fundosje tjetër në lartësi të Rhodes-it humbën jetën një grua një fëmijë dhe një carrok kurse mendohet të jenë zhdukur edhe tre udhëtarë të tjerë të së njëjtës anije…

Përderisa hovi i parë i ndihmave nga popujt europianë është në rënie, e gjejë këtë shthurje të interesit si ecuri normale në situata të tilla. Çka është e paqartë dhe e pa tolerueshme ka rrënjët tek pushtetarët europianë (dhe jo vetëm). Nëse Shqipërisë i imponohet të pranojë njëqind mijë refugjatë kryesisht sirianë, atëherë vetëm në përpjesëtime banorësh, pa marrë parasysh mundësitë ekonomike, Gjermanisë e Francës i detyrohen nga 2 milionë emigrantë!

Nga kjo të them akoma se në çdo segment kërkohet zgjidhje duke përvijuar një pjesë të madhe të fajit refugjatëve pse i lëshojnë vatrat e tyre…! Mos vallë faji qëndron tek nxitësit e luftërave, tek vendasit e dhunshëm pa fije arsyeje, tek pushteti vendas, tek „avionët“ e Francës, Anglisë, Rusisë, Amerikës…, e jo te të zhvendosurit!!!

Sikur të gjithë pjesëmarrësit në konflikte t’i rreken punëve më humane, t’i shikojnë kryesisht punët e veta dhe të ndërpresin cytjet e imponimet e tyre të llojit „demokratik“, në mënyrë të menjëhershme do të niste një lëvizje tjetër në radhët e palës shpërngulëse. Në mesin e tyre një numër plotësisht i parëndësishëm do të vazhdonin me avazin europian, me avazin e një jete goja më të mirë, të tjerët, sikur gjer para konflikteve të egra, do të ishin të lumtur në trojet e tyre, në idilin familjar, me pasuri të pakta por me zemër të hareshme.

Në shumë qarqe gjejmë një cinizëm të skajshëm gjer në anomali. Jo vetëm qeveritarë por edhe intelektualë të profileve të ndryshme, sikur zbuluan qiej të rinj, u dalldisën krahasimeve dhe mandej kritikave të ashpra drejt shteteve „të pasura arabe“ që s’po pranuakan refugjatë…, Arabia, Jemeni e s’di kush akoma! Kësaj logjike i thonë ndryshe debilizëm. Kush niset drejt një çerdheje të mundshme konflikti të ri? Të akuzosh një vend për johuman por të cilin nuk e marrin për destinacion refugjatët është dashakeqësi e qarqeve dhe politikave mizore për të larë qasjen e tyre të mbylljes së kufijve. Në këtë grup debilësh bëjnë pjesë edhe ca germaxhinj, lëpirës të…

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top