Loading...

“Tom & Jerry” rikthehet sërish në ekran, zbulohet data e premierës

111111111111-770x433.png

Për të gjithë dashamirësit dhe nostalgjikët e dyshes më të njohur të kartonëve, krijuesit dhe producentët e Tomit dhe Jerryt, kanë një lajm të mirë. Ata kanë njoftuar se do të nisin xhirimet e serive të reja të filmit për macen dhe miun më të famshëm në botë, pasi skenari dhe regjia janë gati.

Tomi dhe Jerri mendohet se do të rikthehen në ekranin e madh si premierë në 21 prill të vitit 2021, pasi Warner Bros, njoftoi se xhirimet për këtë produksion të ri do të nisin këtë verë dhe ekipit do t’i duhet një periudhë prej 6 muajsh për të mbyllur post produksionin e maces dhe miushit më të dashur nga fëmijët.

Mësohet se përtej zënkave dhe luftës komike mes dy personazheve mendohet që filmi t’i bëjë bashkë Tomin dhe Jerry me një mision. Tim Story, regjisor i “Fantastic Four”, ka zbuluar deri më tani se në këtë film Kayla, një personazh i ri do të ndihmojë Tomin dhe Jerry-n të largohen nga disa ngjarje aspak të këndshme, e pikërisht këtu dyshja që vetëm konfliktohen do të bëhen miq për të njëjtin mision.

“Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera, por që ka rritur disa breza fëmijësh, tanimë nostalgjikë për këtë dyshe komike.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media