Loading...

Torbeshi kandidon për kryetar të FFM-së me përkrahjen e Milenko Nedelkovskit

Sejdini780-696x385.jpg

Ushtruesi i detyrës kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini nga Kërçova edhe zyrtarisht është kandidati i parë dhe deri tani i vetmi për pozitën e kryetarit të ri në Federatën Futbollistike të Maqedonisë.

Mbrëmë Lidhja Komunale e Futbollit të Kërçovës, mbajti kuvendin e saj dhe në të njejtin Sejdini doli si kandidat për të udhëhequr FFM-në. Sejdini mori mbështetje maksimale, nga kjo Lidhje Futbollistike, e cila ajo e sheh njeriun si ideal për të ecur përpara futbollin në vend.

Mirëpo maqedonasi musliman i cili në shtëpi flet maqedonisht ndërsa jashtë shqip ka marrë përkahjen e shovenistit maqedonas Milenko Nedelkovski.

Po ajo që e pengon më së shumti kandidaturën e Sejdinit është se ai ka qenë i burgosur për shverc, shkruan gazetari Zoran Bozhinovski ne Facebook, kjo në kundërshtim me rregullat e FIFA-së.

Shënim i redaksisë: Kandidati për kryetar i FFM-së duhet të jetë apolitik, me bagazh sportiv dhe të vijë nga qytetet ku futbolli ka traditë dhe klube të mëdha.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media