Loading...

Trajneri i PSG-së i përgjigjet kritikave të Lorik Canës

cana-770x433.jpg

PSG kishte krijuar pritshmëri të mëdha te tifozët, se ky mund të ishte viti i tyre në Champions League, duke parë organikën e pasur që ka klubi. Por eliminimi i shpejtë i tyre nga Manchester United me një përmbysje fantastike i ka shokuar të gjithë. Të shumtë kanë qenë ish-futbollistët e parisienëve që kanë kritikuar ish-ekipin e tyre, mes tyre edhe Lorik Cana.

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare i ka akuzuar lojtarët aktual të kampionëve në fuqi të Ligue 1 si pa karakter dhe që nuk japin maksimumin në fushën e lojës. Kritika këto që nuk janë kapërdirë mirë nga trajneri Thomas Tuchel, që nuk ia ka përtuar për të reaguar.

“Flasin lojtarë që nuk kanë humbur kurrë, oh … Është shumë e lehtë! Unë kam për të mbrojtur stafin tim dhe ekipin tim, sepse kjo nuk është e vërtetë. Në Gjermani, është e njëjta gjë: gjithmonë është karakteri. Kemi treguar cilësinë dhe karakterin tonë, në Napoli, kundër Beogradit, kundër Liverpulit, në Old Trafford. Ne fituam kundër Marseille dhe pothuajse çdo takim në Ligue 1.

Nuk është mirë të flitet kështu. Ata nuk janë lojtarë që kanë luajtur në Paris dhe fituan Ligën e Kampionëve … Nëse ata e kanë kishin, OK, kjo do të ishte mirë, ata duhet të vijnë me ne dhe të na ndihmojnë të përmirësojmë gjërat. Por ky nuk është rasti.”- iu përgjigj Tuchel komenteve të Canës në konferencën për shtyp të së shtunës.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media