Trajneri shqiptar, Oktay Mahmuti merr drejtimin e Galatasarayt

ok-780x439.jpeg

Galatasaray Odeabank ka angazhuar trajnerin me prejardhje shqiptare, Oktay Mahmutin.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratë ë vlefshme për një vjet e gjysmë me mundësi të zgjatjes.Strategu 49-vjeçar pritet të jetë në krye të detyrës në derbin kundër Anadolu Efes.

Mahmuti, që ka pranuar më parë se ka rrjedh nga një familje shqiptare, Galatasarayn e ka udhëhequr edhe gjatë viteve 2010/12.

Nga ana tjetër, Burçin Aslan, një anëtar i bordit të drejtorëve, u soll në postin e Përgjegjësit për Degën e Basketbollit në Galatasaray.

Theksojmë se Mahmuti kohë më parë kishte drejtuar edhe skuadrën e Sigal Prishtinës.

Komentet
Top