Loading...

Transformimi i shtesës për fëmijën e tretë, “kali i Trojës” për shqiptarët!

thumbnail_foto-3.jpg

Alpin Ollogu

Sipas Ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, me projektligjin e ri për
shtesat e fëmijës së tretë, nuk bëhet shfuqizimi i kësaj shtese, por ajo transformohet në
paketë sociale e cila do ta ketë vlerën më të lartë se e deritanishmja. Ndërsa për
shtesën momentale të ligjit në fuqi, atë do të mund ta shfrytëzojnë gratë që lindin
fëmijën e tretë deri në muajin Tetor të këtij viti. Sigurisht, qëndrimi i ministres në fjalë
është qëndrimi zyrtar edhe i vetë Kryeministrit Zoran Zav dhe partisë së tij të konceptit
të shoqërisë qytetare, koncept me anë të së cilit ai dhe partia e tij u ngjitën në pushtetin
e ekzekutivit shtetëror.
Çfarë dëshiron të tregojë në të vërtetë zonja Ministre e Punëve dhe Politikave Sociale,
kur themi ministre, kemi parasysh vetë ideologjinë e re politike të LSDM-së, “shoqërisë
së barabartë qytetare”?! Do të na tregojë se nataliteti i shqiptarëve tek fëmija i tretë,
është i pabarabartë me natalitetin tek maqedonasit, për fëmijën e tretë. Për këtë arsye
qenka e gabuar të shpenzohen para nga buxheti i shtetit, për një natalitet të këtillë të
padrejtë. Pra sipas këtyre të “shoqërisë qytetare”, ligji nuk e paska arritur qëllimin për të
cilin është miratuar. Njëlloj arsyetimi, siç nuk e arriti qëllimin ligji i VMRO-së për shtesë
e fëmijës së katërt, kur ata pësuan ankthe të vazhdueshme nga mbushja e spitaleve
gjinekologjike me lindje shqiptare. Pas anktheve, minimalisht duhej të bënin diçka, të
shkurtonin të paktën shtesën e fëmijës së katërt, shtuar edhe rrëzimin e ligjit antihuman
nga Gjykata Kushtetuese, për zbatimin e shtesave për fëmijë të trëtë dhe të katërt, që
do të aplikohej vetëm në territore të caktuara ku ka më pak lindshmëri, apo tërthorazi,
vendbanime me shumicë maqedonase. Ja pra, në këtë pikë, “shoqëria qytetare” e
LSDM-së, dhe ajo “pa doreza” e VMRO-së, përputhen në një ngjashmeri fenomenale,
ashtu si e kaluara e tyre.
Ndër të tjera sipas zonjës ministre, përfaqësuese e LSDM-së, qenka gabim që shtesat
për fëmijen e tretë, i paskan shfrytëzua
ekonomike, dhe jo ato të “sociales”. Arsyetime këto banale të nivelit që jepte VMRO-ja
për shfuqizimin e shtesës për fëmijën e katërt. Arsyetime këto që për shumicën e
shqiptarëve janë të kuptueshme, duke njohur inercionin dhe konstruktin e mentalitetit
maqedonas ndër dekada. Kam bindjen se këtë tashmë e kuptojnë edhe një pjesë e
madhe e shqiptarëve që kanë mbeshtetur LSDM-në, apo edhe ata të cilët akoma
qendrojnë aty, të cilët po binden ditë e përditë në thënien e famshme popullore: ”ujku
qimen e ndërron, por zakonin se harron”.
Arsyetimi i transformimit të ligjit aktual për shtesën e fëmijës së tretë, bëhet edhe më
hipokrit dhe joprofesional me detyrën që mbart zonja Carovska, kur dihet se shtesa për
fëmijën e tretë ka për qëllim nxitjen e lindshmërisë, pavarësisht statusit ekonomik të
familjeve që e shfrytëzojnë shtesën. Kjo është logjika e ligjit aktual, nuk është në
kuptimin e ndihmës sociale. Ndihmat sociale ka forma tjera për ti zbatuar qeveria. Të
gjitha shtetet në botë, politikat demografike për shtimin e natalitetit të popullsisë i
stimulojnë në forma të ndryshme, bonuse nga më stimulueset, pavarësisht gjendjes
ekonomike të atyre që i shfrytëzojnë.
Arsyetimi i radhës i “konceptit të shoqërisë qytetare”, për të na e mbushur mendjen se
ligji aktual për shtesën e fëmijës së tretë, nuk e paska rritur më shumë numrin e lindjeve
në Maqedoninë e Veriut, në krahasim me vitet kur ligji nuk ekzistonte, është arsyetim
ofendues edhe për të menduarit e një adoleshenti që si interesojnë shumë këto çështje,
kur dihet fakti se ligji aktual – shtesë për fëmijën e tretë, kryen njëkohësisht dy funskione
në lidhje me politikat e natalitetit, ai së pari është masë parandaluese e rënies së
natalitetit, i cili në fakt është shqetësim për shumë vende të botës, dhe së dyti, nxit
mundësinë për rritjen e numrit të lindjeve. Paçka se edhe në arsyetimet e saja,
“shoqëria e konceptit qytetar”, është në lajthitje, ose bën si e tillë, pasi statistikat flasin
se ligji aktual ka pasur efekt edhe në shtimin e lindjeve. Këtë e argumenton statistikisht
edhe akademiku shqiptar Izet Zeqiri, i cili thotë: “Ministresha Carovska duhet të
krahasojë natalitetin nga viti 2009 kur është sjellë kjo masë apo ligj e deri tash. Kjo
masë jo vetëm që ka stabilizuar natalitetin por ka arritur ta nxisë dhe ta ritë atë. Psh.
Kemi pasur 22.945 lindje në 2009, kurse si rezultat i kësaj mase në vitin 2011 kemi
24.296 lindje, në vitin 2013 kemi 23.568 lindje, në vitin 2015 kemi 23.596 kurse në vitin
2016 kemi 23.002 lindje. Këto të dhëna tregojnë se jo vetëm kemi stabilizim të natalitetit
por edhe rritje”.
Ky projektligj i Zaevit, për shqiptarët në kuptimin figurativ i ngjason “kalit të Trojës” që
na ofrohet në formë dhurate dhe shpërblimi për mbështjen dhe mundësinë që i dhamë
Zaevit të qeverisë vendin. Dhuratë për shqiptarët brenda LSDM-së, për të gjithë partitë
politike shqiptare që e votuan qeverinë e tij, veçanërisht të atyre të koalicionit qeverisës
të cilët sikur duket kanë rënë në grackë apo janë shantazhuar nga Kryeministri, që ata
të pranojnë projektligjin e ri, shtesë për fëmijën e tretë, si ligj më i dobishëm. Kur në të
vërtetë, nëse projektligji miratohet, do të shihet dëmi shumë shpejt – pakësim i lindjeve
në popullsinë shqiptare në krahasim me kohën e zbatimit të ligjit aktual. Duhet ta
kujtojmë qeverinë se në këtë shtetin tonë edhe ata që nuk janë ligjerisht me ndihma
sociale, në shumicë, me rrethanat aktuale, jetohet një jetë tejet e vështirë ekonomike,
gjë e cila sigurisht do të ndikojë në pakësimin e lindjeve nëse hiqet shtesa për fëmijën e
tretë në variantin e tanishëm ligjor.
Ёshtë projektligj si “kalë troje” për shqiptarët, për faktin e thjeshtë që shfrytëzues më të
mëdhenj të shtesës për fëmijën e tretë janë shqiptarët, edhe atë, 45.6 % janë familje
shqiptare, 33.1 % janë familje maqedonase, 7.8 % janë familje turke, 9.4 % janë familje
rome.
Opozita shqiptare ka deklauar në mënyrë kategorike se nuk e pranon projektligjin, apo
“kalin e trojës” të LSDM-së. Në të njejtën mënyrë, është tejet e nevojshme të veprojnë
edhe partitë shqiptare të koalicionit qeverisës, pavarësisht presioneve dhe shantazheve
të mundshme, asgjë nuk është më e rëndësishme para interesave kombëtare,
njëkohësisht edhe interesave të përgjithshme shtetërore në logjikën e shtimit të
natalitetit të popullsisë. Ndoshta ka ardhur koha finale të reflektojnë seriozisht edhe
shqiptarët brenda LSDM-së, të bëjnë valixhet e ikjes gati nga kjo parti, të paktën t’ja
bëjnë me dije Zaevit. Në të kundertën, nëse partitë shqiptare qeverisëse, bashkë me
shqiptarët brenda partisë së Zaevit, bëjnë kompromise të tilla në dëmin shqiptar, do të
jetë element shkatërrues për të ardhmen e tyre politike. Veçanërisht BDI-ja si partia më
e madhe shqiptare aktuale, nuk duhet të bëje gabime si dikur në bashkqeverisje me
Gruevskin, në mënyrë që të mos i marrë pastaj pasojat zgjedhore. Përkundrazi, BDI-ja
si partia më e madhe shqiptare, duhet të jetë gardiane e interesave shqiptare në
qeverisje. Për këtë çështje, ja vlen të largohesh nga koalicioni qeverisës, nëse LSMD-ja
nuk heq dorë dhe kthejë “kalin” e tij mbrapsht, projektligjin për transformimin e shtesës
të fëmijës së tretë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media