Loading...

Tri Unionet e Nxënësve me kërkesa konkrete deri tek MASH dhe Qeveria, ja cilat janë ato -FOTO

02DA05A9-2B2C-437C-A77A-A0690E445D42.jpeg

Të nderuar media, portale, më poshtë e keni deklaratën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme Tetovë, Parlamentit të Nxënësve dhe Unionit të Nxënësve të Republikës së Maqedonisë për çështjen e Bruto Prodhimin Vendor apo GDP-së. Dhe kërkesën deri tek MASH, Qeveria, Kryeministri për transparencë.

1.1.Hulumtim-analizë për mekanizmat e ndarjes së buxhetit për arsim në R M

Arsimi është një ndër sektorët më të rëndësishme të një populli, dhe njëkohësisht një ndër sektorët, organet e shtetit që harxhon më shumë që në të ardhmen të nxjerr kuadro të profesionalizuara, akademikë e intelektualë të shumtë, që e përfaqësojnë dhe e udhëheqin vendin siç duhet.

1.2.Sa është investuar kohët e fundit në sektorin e arsimit nga Qeveria?

Vlera e prokurimeve publike në R M arrin rreth 982 milion euro, dhe nga kjo shumë e të hollave vetëm 752.321.196 denarë apo 1.3% të Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB) apo (GDP) ndahet për arsimin fillor, të mesëm dhe atë universitar në RM

Shifra mjeruese për një arsye të vetme, që arsimi dhe edukimi i mirë e dërgon një popull të ecë para drejt shtigjeve të sukseseve, e jo anëtarësimi në NATO e Bashkimin Evropian , sepse nëse shohim vendet e anëtarësuara në Bashkimin Evropian BPB-në apo GDP-në e kanë në këto shifra:

1. Sllovenia 5.7%

2. Kroacia 4.6%

3. Sllovakia 4.2%

4. Greqia 4.1%

5. Bullgaria 4.1%

6. Serbia 4.0%

Mund ta vërejmë haptazi, sesa para nesh janë këto shtete dhe sesa kanë punuar në këtë drejtim.

1.3. I apelojmë Qeverisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

  1. Si Union i Nxënësve të Shkollave të Mesme, Parlament i Nxënësve dhe Union i Nxënësve të RM-së, apelojmë dhe kërkojmë transparencë nga Qeveria, kryeministri Zoran Zaev, dhe ministrit të arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, se në cilat shkolla të R M-së janë investuar 752.321.196 denarë apo 1.3%, dhe pse asnjë nga këto mjetet e përmendura deri më tash nuk janë investuar në shkollat, universitetet e Maqedonisë Perëndimore.
Komentet
Top