Trifun Kostovski promovon partinë e re

217070.jpg

Fronti për Maqedoni demokratike do të quhet lëvizja e re qytetare në krye të së cilës do të jenë biznesmeni Trifun Kostovski dhe profesori universitar Jove Kekenovski, ish ministri Nenad Novkovski dhe të tjerë. Motoja e frontit do të jetë “Njeriu para se gjithash”, ndërsa për momentin do të veprojë vetëm si lëvizje që do ti ndjek nga afër zhvillimet politike në vend. Fronti është një mision që hap pas hapi do të veprojë në drejtim që të bëhet një korrektor i besueshëm i situatave të përgjithshme politiko-shoqërore. Qëllimi është që të detektohen të gjitha pikat kritike serioze në funksionimin e sistemit”, thuhet në platformën e Frontit për Maqedoni demokratike.

Komentet

Leave a Reply

Top