Tronditet Shkodra, shpërthim me tritol në një automjet – VIDEO

shperthimi-shkoder-1515837571.jpg

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 minuta në lagjen Rus të Shkodrës.

Nga hetimet e para flitet se një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një prej godinave dykatëshe që ndhohet në kryqëzimin e kësaj zone

Eksplozivi duket se ishte vendosur ne hyrje te nje dyqani informon gazetari i Ora News Bepin Kolvata.

Flitet për tre të lënduar dhe nga pamjet e mbërritura në redaksi dëmet janë të mëdha, në godinën dykatëshe.

Tre të lënduarit janë punonjës në këtë objekt

Në këtë godinë ndodhet dhe zyra e shoqatës serbo- malaze.

Pritet që kamerat e sigurisë të dy objekteve të hedhin dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

Rrezja e shpërthimit ka qenë e madhe sa ka dëmtuar jo vetëm dyqanet e godinës por dhe një godinë tjetër që ndodhet disa metra larg. Gjithashtu është dëmtuar dhe një makinë që ndodhej parkuar aty.

Forca të shumte policie dhe drejtues të lartë të policisë së Shkodrës ndodhen në vendngjarje.

Komentet
Top