Loading...

Trump: Përgëzojmë Shqipërinë për dëbimin e Ambasadorit të Iranit

483208412-real-estate-tycoon-donald-trump-flashes-the-thumbs-up.jpg.CROP_.promo-xlarge2-848x478.jpg

Në një letër të presidentit amerikan, Donald Trump vlerwsohet hapi i Shqipërisë që dëboi Ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër iranian nga vendi. Trump në letrën e tij thekson se “komploti terrorist i regjimit iranian  në tokën shqiptare, kërcënon sigurinë evropiane.”

Lajmi i dëbimit u bë i njohur të mërkurën në mbrëmje (19.12) nga një postim në median sociale i John Bolton, Këshilltar i Sigurimit Kombëtar të SHBA. “Kryeministri Edi Rama i Shqipërisë dëboi ambasadorin iranian, duke u sinjalizuar liderëve iranianë, se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë me kryeministrin Rama dhe me popullin shqiptar, ndërsa ata qëndrojnë në sjelljet e pakujdesshme të Iranit në Evropë dhe në të gjithë globin ” thekson Bolton në postimin  e tij në Twitter. Letra e Presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama është bërë publike të enjten nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Mesazh i qartë: veprimet terroriste të papranueshme dhe  të patolerueshme

Presidenti amerikan Trump e cilëson Shqipërinë aleate strategjike të SHBA në letrën e  tij duke theksuar, se “Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit, se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik.”

Në letrën e tij Presidenti Trump ҫmon ”përpjekjet e palëkundura për t’iu kundërvënë Iranit dhe kundërpërgjigjur veprimeve dhe përpjekjeve të tij destabilizuese për t’iu mbyllur gojën disidentëve anembanë globit.”

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media