Tubim popullor i VMRO-DPMNE-së – VIDEO

krupenkadaar.jpg

Nën moton “Maqedonia e fuqishme!” para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sonte filloi tubimi popullor i partisë në pushet VMRO-DPMNE dhe partive të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. Në tubim marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e mbarë Maqedonia. Tubimi popullor filloi me një minutë heshtje për policët të cilët e humbën jetën në aksionin në Kumanovë. “Me tubimin për përkrahjen e Maqedonisë, pas të cilit qëndron VMRO-DPMNE do të tregojmë se ky shtet ka popull me kurriz të ngritur dhe nuk do të lejojë që dikush nga jashtë, me instrument dhe poltron në interesat e të tjerëve ta prishë shtetin, ta prishë pushtetin e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe të zbatojë skenare të tjera”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Nikolla Gruevski në intervistë para dy ditëve. Në tubimin, të cilin e organizon VMRO-DPMNE, koalicioni Për Maqedoni më të mirë, ashtu siç tha Gruevski, do t’i jepet përkrahje shtetit në këto momente të vështira, për të gjithë të cilët luftojnë për Maqedoninë, për forcat e sigurisë, për të gjitha forcat të cilat japin përpjekje që Maqedonia të dalë nga ky proces, të përfundojë kjo krizë dhe të vazhdohet nëpër shtigjet e përparimit, me hapjen e vendeve të reja të punës, me rritjen e rrogave, pensioneve, asistencës sociale, nëpër shtigjet e përkrahjes së fuqishme të bujqve. Në thirrjen e VMRO-DPMNE-së për tubimin, thuhet se, partia do të luftojë për një Maqedoni të zhvilluar ekonomikisht, stabile dhe të fuqishme dhe nuk do të lejojë për shkak të asnjë interesi partiak ose personal shteti të futet në drejtim, i cili është në dëm të çdo qytetari të Maqedonisë.

Komentet

Leave a Reply

Top