“Turbo” qarkullimi i parë rrethor në Tetovë – VIDEO

Mustafai-750x411.jpg

MSc.Merita Mustafai (inxh.dipl.komunikacionit)

MSc.Elmir M.Mustafai (doktorant-inxh.dipl.komunikacionit)

Unaza me “turbo” qarkullim rrethor paraqet risi në rregullimin unazave me qarkullim rrethor të komunikacionit me dy korsi (shirita) rrethore, me dizajn të ndryshuar nga ai klasik. Sipas disa analizave botërore, është vërtetuar se unazat me turbo qarkullim rrethor janë më të siguritë për shkak të numrit më të vogël të pikave të “konfliktit” dhe për shkak të ndarjes fizike të korsive të komunikacionit.

Këto lloje të turbo rrethrrotullime me dy korsi janë dizajn relativisht të reja që shfaqen në: Holandë, Belgjikë, Britani të Madhe, Spanjë, Poloni, Hungari, Slloveni, Republika Çeke dhe Maqedoni. Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011 është dizajnuar dhe është ndërtuar unaza a parë ma turbo qarkullim rrethor të komunikacionit, edhe atë në Shkup në udhëkryqin e bulevardit Mitropolit Teodosij Golovanov.

Para dhe pas ndërtimit të turbo unazës -Shkup

Turbo rrethrrotullimet kërkojnë që shoferët para se të hyjnë në udhëkryq ta zgjedhin drejtimin e tyre të lëvizjes, duke eliminuar shumë pika konflikti, duke e zmadhuar sigurinë e komunikacionit, gjithashtu shpejtësinë dhe kapacitetin. Këto dizajne, parë nga lart, në mënyrë tipike rezultojë në një rrjedhë spirale të trafikut, duke u dhënë atyre emrin kolektiv turbo rrethrrotullime. Si pengesë e vogël e turbo rrethrrotullimeve është se shoferët që drejtojnë automjetin në skajin e djathtë nuk mund të bëjnë kthim gjysmë rrethor (U).

Në përgjithësi, turbo rrethrrotullimet janë më të sigurt se rrethrrotullimet klasike për këto arsye: drejtuesi i automjetit është në korsinë e vet tërë kohën, nuk ka gërshetime në lëvizjen në korsitë e skajshme të rrugës, gjithmonë është e qartë se kush ka përparësi, nuk ka frikë dhe dyshime kur lëvizim në korsitë e brendshme të unazës, shpejtësi më të ulët në krahasim me rrethrrotullimet me multi korsi të zakonshme si dhe shenjat dhe sinjalizimi horizontal kuptohet lehtë dhe pagabueshëm.

Me rritjen e numrit të automjeteve dhe numrit të banorëve, ndërtimi intensiv i objekteve, faktorët ekonomik dhe social, teknologjia e menaxhimit me komunikacionin, si dhe elementet tjera kanë ndikuar në ndryshime të rëndësishme në sistemin e komunikacionit të qytetit të Tetovës.

Me klasifikimin hierarkik funksional të rrjetit rrugor në Tetovë, rruga “V.S.Bato” apo rruga “Industriale” është rrugë magjistrale e qytetit të Tetovës, dhe paraqet bulevard me dy udhë me nga dy korsi për kahje. Ky bulevard lidhë bulevardet kryesore të qytetit me paraqet rrugë transite për rrugët magjistrale dhe regjionale për Shkup, Gostivar dhe Jazhincë kufi me Kosovën. Bulevardi ka gjatësi prej rreth 2.3 km prej udhëkryqit me bul.”Ilindenit” deri te rr.”B.Kidriç” (rruga e stacionit). Prej rrethrrotullimit me rr.”Vll.Miladinov” deri te rr.”M.P.Derralla” ka gjatësi rreth 1 km, dhe paraqet vështirësi për lëvizje normale të automjeteve dhe këmbësorëve.

Në këtë pjesë të bulevardit “V.S.Bato” ka nevojë të madhe të ndërtohet një udhëkryq me qarkullim rrethor të komunikacionit edhe atë turbo rrethrrotullim, që do të mundësojë kyçje pa pengesa më së pari të: Njësisë Rajonale Kundër Zjarrit në Tetovë, që kanë problem me lëvizjen gjatë intervenimeve të shpejta, sepse duhet të shkojnë deri te unaza te “Vll.Miladinov” të bëjnë rrethrrotullim, kurse nëse shkon në drejtim të stacionit, duhet të shkojnë deri te udhëkryqi me rr.”M.P.Derralla” që paraqet rrezik për rrethrrotullim nga aspekti i sigurisë, bile disa herë shkojnë deri te unaza me bul.”Iliria”.

Në këtë bllok veprojnë shumë ndërmarrje si: Ndërmarrja për parkingje publike Tetovë – shërbimi merimangë, fabrika “Renovelur”, kontrolli teknik i automjeteve “Super kontroll”, ndërmarrjet “LIAL”, “Daxorol”, “Ida Ceramics”, restoranti “Elita”, janë ndërtuar shumë shtëpi kolektive dhe individuale, kurse në bllokun tjetër janë ndërtesat kolektive të Bllokut 70, si dhe ndërtesa “Ecolog”.

Komuna e Tetovës ka përgatitur projekt komunikacioni për ndërtimin e unazës me turbo qarkullim rrethor të komunikacionit, të cilën paraprakisht e ka dërguar në MPB-SPB Tetovë, për marrjen e pëlqimit paraprak të komunikacionit, dhe me sjelljen e vendimit për ndryshimin e regjimit të komunikacionit, vazhdojnë procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit dhe realizimi i rrethrrotullimit.

Me ndërtimin e turbo rrethrrotullimit të parë në Tetovë, do të ketë qarkullim më të sigurtë të komunikacionit, qasje më e lehtë, shpejtësi më e vogël e lëvizjes, bile edhe këmbësorët do të kenë mundësi ta kalojnë rrugën më të sigurtë. Shpresojmë se së shpejti do të vije deri te realizimi i unazës me turbo rrethrrotullim.

Komentet
Top