Turistët heqin dorë nga Maqedonia

Maqedonia_20.jpg

Kanë hequr dorë nga pushimet për shkak të ngjarjeve në Kumanovë dhe krizës në Maqedoni. Vetëm këtë muaj tashmë janë anuluar një numër aranzhmanesh të udhëtimeve për në Maqedoni, qofshin indviduale apo grupore.

Përfaqësues agjencisë të udhëtimeve thonë se nëse ky trend vazhdon, sezoni do të dështonte.
Nga Lindja e Largët, Japonia, Hong-Kongu, Tajvani, Tajlanda rezervimet janë bërë vitin e kaluar dhe tani turistët janë të detyruar për të ndryshuar destinacionin e tyre në minutën e fundit, raportojnë mediat maqedonase.

Se kriza reflekton negativisht në turizmit konfirmon edhe Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

“Apeli i parë është që të informohet për gjendjen reale, të mos ketë interpretime të tyre dhe të mos ekzagjerohet situata që do të rrezikonte jo vetëm një sezon turistik, por më shumë sezone turistike”, thanë në Agjencinë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit në Maqedoni, duke paralajmëruar plane për një fushatë që do të siguronte se Maqedonia është një vend i sigurt.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë po merr masa për të paraqitur situatën në vend nëpërmjet misioneve diplomatike.

Komentet

Leave a Reply

Top