Loading...

TURP: Lojtari i Shkëndijës braktis kombëtaren shqiptare për Maqedoninë

featured_murati-totre.png

Përfaqësuesja A dhe ajo U 21 e Maqedonisë organizojnë kampe selektive dhe për të njëjtat ftesë kanë marrë dy futbollistë të Shkëndijës. Murati do të jetë me përfaqësuesen A, ndërsa Totre grumbullohet me shpresat e Maqedonisë.

Mevlan Murati dhe Ennur Totre do të vazhdojnë aktivitetet e tyre deri më 15-të dhjetor, pasi për dallim nga lojtarët tjerë që shkojnë në pushim menjëherë pas ndeshjes së Kupës me Shkupin, ata do të jenë pjesë e kampeve selektive të përfaqësueses A dhe asaj U 21 të Maqedonisë. Mevlan Murati për herë të parë merr ftesë nga seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski, ndërsa Ennur Totre thirret nga Bllagoja Milevski i përfaqëuseses U 21. Kampi selektiv i Maqedonisë A fillon prej 8-të dhjetor, ndërsa ai i U 21 një ditë më vonë. Parashihen ndeshje testuese, ndërsa kampet përfundojnë më 15 dhjetor kur Murati dhe Totre mund të fillojnë pushimin dimëror.

Përdnryshe Enur Totre ka qenë deri dje shumë herë i grumbulluar nga kombëtarja shqiptare U-21 ndërsa sot ndryshon kombëtare.

Komentet

0 thoughts on “TURP: Lojtari i Shkëndijës braktis kombëtaren shqiptare për Maqedoninë”

  1. Besi - Tetove says:

    1. “en-verian” – nuk shkruhet me vije ne mes;
    2. “do të ndihmonte por…” – duhet te perdoret presja “do të ndihmonte, por…”;
    3. “Shkas i këtyre ca rreshtave” – nuk perputhet me normat e shqipes. “Ca” perdoret ne kontekst tjeter te fjalive. P.Sh.: “Do te filloj me ca reshta”. Nuk shkruhet, apo nuk thuhet “ketyre, “keto”… para “ca”, ne keto raste.

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media