Loading...

Turqit e maqedonisë protestuan kundër Llatasit !

tuhoma_makedonyada_buyuk_ilgi_h97814.jpg

 

Duke filluar nga Ambasada e Turqisë në Shkup, deputetët turq në Kuvendin e Maqedonisë, por edhe qytetarët e përkatësisë turke kanë reaguar ashpër ndaj fjalorit ofendues ndaj Turqisë dhe popullit turk nga ana e kryeredaktorit të televizionit “Sitel”, Dragan Pavloviq-Llatas.

Ndërsa nga reagimi i Këshillit të Etikes së Mediave në Maqedoni, mes tjerash, thuhet se përdorimi i gjuhës diskriminuese, nënçmuese, qasja arrogante si dhe diskreditimi i bashkëbiseduesit do te thotë thyerje e etikes gjatë informimit të opinionit, si dhe keqpërdorim të rolit të gazetarit, redaktorit apo edhe të nikoqirit gjatë intervistave.

Ambasadori i Turqisë në Maqedoni ka thënë :

“Dënojmë ashpër fjalët e kryeredaktorit të televizionit ‘Sitel’, Dragan Pavloviq-Llatas. Shprehjet e tij janë të turpshme dhe të papranueshme. Këtë shprehje të urrejtjes dhe armiqësisë ia kthejmë atij i cili edhe më parë në shkrime dhe deklarata të ndryshme ka guxuar të përdorë shprehje fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve të lartë të Republikës së Turqisë dhe popullit turk”- deklaroi ambasadori i Turqisë në Shkup, Ömür Şölendil.

Përmes Twiter-it ka reaguar edhe  euroambasadori Orav. Ai përveç brengosjes ka shprehur habi, nëse ky do te thotë raportim i balancuar medial!?

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media