Loading...

U botua libri: “E drejta administrative (e drejta materiale dhe procedurale)” nga Prof. Jeton Shasivari

rsz_e_drejta_administrative_foto.jpg

Këto ditë nga Shtëpia Botuese “Furkan ISM”-Shkup, doli nga shtypi teksti universitar: E drejta administrative (e
drejta materiale dhe procedurale), i autorit Prof. Dr Jeton Shasivari, profesor inordinar në lëmin: E drejta kushtetuese dhe administrative në Fakultetin juridik të Universitetit të Evropës Jug-Lindore në Tetovë. Teksti në fjalë, përbëhet nga tri pjesë dhe pesëmbëdhjetë kapituj, që si një tërësi e reflektojnë objektin e studimit të së Drejtës administrative (të drejtës materiale dhe procedurale) si një disiplinë juridike-pozitive dhe konkrete konform programit të vitit të tretë të studimeve për drejtësi në Fakultetin juridik të UEJL-së.

Në këtë tekst universitar, autori Jeton Shasivari ngërthen qasjet e ndryshme teorike, praktike, pozitive dhe konkrete të së drejtës administrative, me ç`rast lexuesit i ofrohet një spektër i gjërë i çështjeve dhe i aspekteve juridike që formësojnë përmbajtjen e materies administrative, me theks të veçantë në të Drejtën administrative të Republikës së Maqedonisë si shkencë juridike-konkrete.

Si risi e veçantë e këtij teksti universitar, duhet të veçohet shtojca praktike në pjesën e tretë, ku autori ka përpiluar 36-të modele të parashtresave dhe të shkresave zyrtare që më shpesh përdoren në praktikën e Procedurës administrative dhe të Konfliktit (kontestit) administrativ me qëllim që të ofrohet ndërlidhja e duhur midis teorisë dhe praktikës administrative, e cila mbi të gjitha do t`u shërbejë studentëve të Fakultetit juridik të UEJL-së përgjatë ligjëratave dhe orëve praktike si dhe juristëve shqiptarë që si nëpunës shtetëror në tituj të ndryshëm punojnë në organet dhe institucionet e ndryshme shtetërore dhe publike në nivelin qëndror dhe atë lokal.

Teksti universitar: “E drejta administrative (e drejta materiale dhe procedurale)” është libri i dytë i autorit Prof. Dr Jeton Shasivari.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media