Loading...

U protestua kundër dënimit me burg të Abdylfeta Alimit – VIDEO

protesta-feta-alimi.jpg

Qytetarë të shumtë iu bashkëngjitën marshit protestues të familjarëve të Abdylfeta Alimit i dënuar me 7 vjet burg për dhunën në Kuvend. Protestuesit thanë se derisa ata që hapën dyert e Kuvendit ndodhen në liri, dënohet njeriu që shpëtoi jetën e deputetëve.

Pikërisht në momentin kur ne prisnim që Fetahu të dekorohet dhe shpërblehet për aktin e tij heroik që bëri më 27 prill duke ju dalë në mbrojtje Deputetëve të Kuvendit,ai u dënua dhe u trajtua i barabartë me dhunuesit që deshën të vrasin Deputetët. Kjo është shumë dëshpëruese dhe paradoksale për faktin se u amnistuan fajtorët e vërtetë. Të nderuar pushtetarë,nëse keni harruar, ua përkujtojmë se kush ata që janë amnistuar. Ja po ua kujtoj unë: Кërsto Mukovski, Sasho Vasilevski Lupço Dimovski Luben Arnaudov Elena Bozhinovska Ivan Cvetanovski Zaharije Simovski Stefan Mlladenovski Мihaill Mlladenovski Ilija Sllavevski .Johan Tarçullovski”- tha Naide Jashari, familjare e Feta Alimit.

Bashkëshortja e Abdylfeta Alimit tha se protesta është bërë për të kërkuar drejtësi e jo mëshirë.

Është shumë i drejtë Fethau. Ta zbardhë këtë padrejtësi kryeministri. Të mos na e shkatërroje familjen pa nevojë. I lutem kryeministrit, vetëm drejtësi kërkojmë jo mëshirë. Drejtësi kërkojmë”- theksoi Nurije Alimi, gruaja e Fetahut.

Djali i Feta Alimit, Burimi paralajmëroi vazhdimin e protestës “Për drejtësi”.

Në emër të këshillit iniciativë ju falënderojë të gjithë shqiptarëve që sot e ndajtën se iu bë një padrejtësi një shqiptari dhe e shprehën këtë pakënaqësi bashkë me neve. Ju falënderojë përzemërsisht sepse sot drejtësia e Fetahut është këtu dhe po shihet në mesin tonë sepse kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi”-tha Burim Alimi, djali i Fetahut.

Protesta u ndjek nga forca të shtuara policore por që nuk intervenuan sepse gjithçka kaloi pa incidente. Në mesin e protestuesve ishte edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, të cilin Abdylfeta Alimi e kishte shpëtuar natën e 27 prillit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media