Loading...

UEFA u shpall luftë ultrasve. Ashpërsohen masat kundër tifozëve në Europë

49F092EE00000578-5469653-image-a-31_1520369939236.jpg

UEFA ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në masat ndëshkimore të rregulloreve disiplinore të saj, për t’iu kundërvënë ultrasve, sidomos sa u përket atyre që kanë shfaqur tendenca të dhunshme. Brenda pak ditësh do të bëhet publik vendimi për të mbyllur pjesërisht apo plotësisht disa stadiume të skuadrave të njohura eurpiane, mes të cilëve edhe “Parc Des Princes” në Paris. Gjithçka për të ndalur përshkallëzimin e ngjarjeve të cilat kanë zënë shpeshherë vend kryesor edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

UEFA ka vënë re se në javët e fundit, në kampionate shumë të njohura europiane si Franca, Anglia, Gjermania, Spanja, Greqia, apo edhe në aktivitete ndërkombëtare, janë shtuar shfaqjet e dhunshme. Vetëm në javën e fundit, tifozët e Lilës, ata të Uest Hem dhe ata të PAOK kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar kaos të pashpjegueshëm.

Ngjarjet me tifozët në Bilbao, apo edhe mënyra se si tifozët parisienë ndërprenë disa herë ndeshjen ndaj Real Madrid me fishekzjarrë, ka alarmuar Çeferin. Ky i fundit, pas një telefonate me presidentin e FIFA-s, Infantino, ka udhëzuar që të ketë masa shembullore për raste të tilla, pasi dhuna po kthehet përsëri prezente në futboll.

Gjatë kësaj jave pritet gjithashtu edhe një mbledhje me përfaqësues të Fedratës Franceze, Angleze dhe Greke për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të kësaj fundjave, si dhe të instruktohen që të bëjnë ndryshime edhe ata në rregulloret kombëtare për të frenuar ultrasit.

Komentet
Top