UEFA zbulon biletat e ndeshjeve, si të ruheni nga mashtrimet

1459503568bileta.jpg

Rreth dy muaj para fillimit të kampionatit Europian, UEFA ka prezantuar biletat për 51 ndeshjet që do të luhen nga data 10 qershor deri më 10 korrik.

Numri i personave që kanë aplikuar për një biletë në Europian ka qenë rreth 15 milionë. Biletat kanë në dizenjon e tyre të gjitha elementët e turneut dhe vënë në dukje atmosferën festive dhe vlerat e futbollit modern. Ajo është prodhuar me letrën FSC në mënyrë që të minimizojë impaktin ambiental, ndërkohë që nuk mungojnë elementët e sigurisë.

Te elementët e sigurisë përfshihen barkodet dhe imazhet me një rezolucion të lartë, një hologramë shumëngjyrëshe.  Teknologji e re përdoret për herë të parë në krijimin e biletave të ndeshjeve të futbollit.

UEFA dhe organizatorët e “Euro 2016” kanë përsëritur apelin e tyre për tifozët që të mos i blejnë biletat e evenimentit nga shitës të paautorizuar, agjentë apo faqe interneti të cilat i ofrojnë ato me çmime shumë të ulëta, pasi biletat e shitura prej tyre mund të jenë të falsifikuara ose të pavlefshme.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top