Loading...

“Ujqërit e natës”, besnikët e Putinit nisin turne në Ballkan

71E4E52B-C044-45F1-8CF2-04547FB594C6_w1023_r1_s.jpg

Klubi i motoristëve rusë “Ujqërit e natës”, i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj Presidentit Vladimir Putin, ka njoftuar se do të bëjë një turne në Bosnje dhe Serbi në mes të marsit.

Dhjetëra anëtarë të grupit, të cilit SHBA i ka vënë sanksione, për shkak të rolit të tij në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, do të bëjë turne në vendet ballkanike “për të hulumtuar ndikimin kulturor të Perandorisë Ruse në Ballkan”, tha grupi në ueb-faqen e tij.

Ministri për Siguri Kombëtare i Bosnjës, Dragan Mektiç, i ka kritikuar më herët “Ujqërit e natës”, duke thënë se ata synojnë të frikësojnë serbët e moderuar të Bosnjës dhe joserbët, përpara zgjedhjeve në tetor.

“Ujqërit e natës” nuk janë “klub i motoristëve tipikë, ata bartin mesazhe të fuqishme politike”, ka thënë Mektiç, duke cituar raportet e mëhershme se grupi planifikon të hapë një zyrë në Banja Llukë për të monitoruar zgjedhjet.

“Ujqërit e natës” thanë se anëtarët e tyre do të vizitojnë Bosnjën dhe Serbinë për rreth nëntë ditë, duke nisur nga 19 marsi në Beograd.

Komentet
Top