Ukrainë, mijëra protestues kërkojnë lirimin e udhëheqësit opozitar Sakashvilit

0-47.jpg

Mijëra njerëz në Ukrainë protestuan të dielën kundër arrestimit të udhëheqësit opozitar Mikheil Saakashvili, duke bërë thirrje për lirimin e tij dhe fillimin e procedurave për gjykimin e Presidentit Petro Poroshenko.

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin, të cilin e arrestuan të premten, se ka mbështetur një grup të dyshuar kriminal të udhëhequr nga ish-presidenti Viktor Yanukovych, i cili u detyrua të braktisë pushtetin në vitin 2014 dhe të largohet në Rusi. Autoritetet thonë se protestat janë pjesë e një komploti rus kundër Ukrainës. Një ditë pasi ai deklaroi një grevë urie, mbështetësit kanë mbushur rrugët e Kievit duke kërkuar lirimin e tij.

“Autoritetet kanë kaluar vijën e kuqe. Kundërshtarët nuk mund të futen në burg”, tha bashkëshortja e Sakashvilit, Sandra Roelofs, ndërsa protestuesit bënin thirrje kundër qeverisë dhe korrupsionit.

49 vjeçari Saakashvili po ashtu kërkohet në vendin e tij të lindjes, Gjeorgji për abuzim pushteti, kur ai sherbeu si president nga viti 2004 deri në vitin 2013. Saakashvili u bë një guvernator rajonal në vitin 2015 pas një ftese nga Presidenti Poroshenko. Megjithatë, miqësia mes tyre u prish më vonë, ndërsa Saakashvili e akuzoi presidentin për korrupsion dhe bëri thirrje për largimin e tij nga detyra.

Komentet
Loading...
Top