Loading...

UNË DHE BURGU !

Nafi.jpg

Shkruan Nafi Çegrani

( Qasje kontemplative rreth mendimit filosofik mbi fatumin dhe tragjikën e NJERIUT në burg, resocializimin dhe dinjiteti i tij !)

… Nëse bëjmë një qasje dhe analizë në analet e filizofisë sociale me teori orgjinale, në tentativë për të sjellë shpjegimet mbi pushtetin, dijen dhe sjelljet tona të përditshme, do bëj një shtjellim të mendimit të filosofit dhe shkencëtarit francez Fukosë i cili edhe është një avangardist kryeneç që nxit debat të lartë e cilësor, debat i cili na çon në labirinthe të cilave për t’ju dalë në krye duhet njohje e thellë e teorive sociale, rrethanave shoqërore, sociale e ndëshkuese të jetës së njeriut brenda mureve të burgut dhe të një angazhimi serioz shkencor rreth këryre çështjeve kontemplative.Pikësynimi i studimeve të Fukosë ishte interdisiplinar në kërkimet e tij të cilat preknin të gjitha fushat e shkencave sociale, sidomos të çështjeve rreth resocializimit të njeriut-viktimë apo të personit të dënuar në burgje. Kur flasim për të, në vija të trasha mund të precizojmë tri nga disiplinat e tij për të cilat ishte përpjekur të hedh dritë mbi to, duke theksuar se gjithnjë është përpjekur të artikulojë tre probeleme kryesore:

1. Problemi i së vërtetesë;

2. Problem i pushtetit;

3. Problemi i sjelljes individuale të njeriut.

Ai i konsideron këto problematika si të pashkoqitura, si të varura dhe të ndikuara nga njëra tjetra, ku si rjedhojë nuk mund të shihen dhe nuk mund të kuptohen pa një lidhëshmëri reciproke dhe të ndërsjelltë me njëra tjetrën.

Në kuadër të këtij eseu, do të shtjelloj nënkapitullin “Institucione të Plota dhe të Rrepta” nga libri ‘Disiplinë dhe Ndëshkim’, pjesë e kapitullit, të cilin autori i’a dedikon burgut si insitucion i mbylljes, për çka edhe kam shkruar ca edhe më herët rreth këtyre aspekteve për Forcën e pushtetit, jetën e viktimës në burg dhe sjelljet e tija individuale ose edhe ato kolektive të atyre që bëjnë një jetë me brenga e halle Brenda mureve të trasha ku fare pak bien rrezet e diellit !…

Interesi i Foucaultit në lidhje me burgun ka qenë i madh, ai në detaje mundohet të ndaj çështjen e rëndësisë së egzistencës së burgut dhe kalamendjet e njeriut brenda një kazamate ku dominojnë frika nga hija gri e gardijanëve, nga ndëshkimi i papritur, tmerri, vuajta dhe mendimi konfuz njeriut. Në mënyrë përfekte dedekton dhe dekonstrukton problemet që mund të sjellin format që përdor sistemi i një shteti, një regjimi, për të mbyllur njerëzit në një ambient të ngushtë të rrethuar me mure të trasha dhe tela me gjemba, sikurse është burgu. Droja më e madhe e

Foucaulti mbi burgun është elementi i riprodhimit të sjelljeve të cilat mund të konsiderohen të papërshtashme për masën, mbi të gjitha sjellje të cilat janë në shpërputhje me rendin ekzistues në një hapsirë të caktuar polito-juridike. Autori në vazhdimësi thekson faktin se trajta e burgut çfarë është sot nuk kryen funskionin për të cilin thirret, sidomos atë për të integruar dhe risocializuar ish-të burgosurit në një sistem vlerash që i ka ndërtuar vetë shoqëria.Kjo, aq më keq dhe ndryshe do jetë nga fakti nëse ndaj të pandehurit, fillimisht, ose të arrestuarit gabimisht, mbi te janë ushtruar dhunë e terror me metoda e mjete të rrezikshme dhe të ndaluara me ligj, sepse të tillat janë jo humanitare, jo njerëzore, sit ë tilla janë përdorur si dhunë dhe presion nga vitet e rrënuara të sistemit komunist qoftë në Jugosllavinë e hirit të UDB-së dhe Rankoviqit, qoftë të kohës enveriste apo të Stalinit dhe sistemit kominternist kur me milione njerës të dënuar në procese të montuara gjyqësore dhe me motive politike, janë dëbuar në Goli Otok, nër burgje të Jugosllavisë, madje në Burel e Spaç të Shqipërisë apo ato që vajtën në Siberi gjatë hajkave të KGB dhe nuk u kthyen më… Pra, Foucault, konsideron se burgu, jo vetëm se nuk kryen këtë funksiono të edukimit dhe resocializimit të duhur, por është i destinuar ta provojë të kundërtën, të riprodhojë këto elemente për të cilat izolohen njerëzit e pafajshëm në burg, nuk ia arrinë dot qëllimit edukativ, pos që ndihmon në kalitjen e tij si njeri, ose e shkatërron moralisht dhe shëndetin e tij psiko-fizik. Analiza që u’a bën lëvizjeve reformatore të burgjeve, sikur na orienton paksa në idetë e tij për të paragjykuar të ardhmen e rimodelimit të burgut, megjithatë nuk mund të themi me siguri nëse kjo ka qenë forma të cilën e kanë përshendetur studjuesit e sociaologjisë, kriminologjisë, pedagogjisë dhe shkencave të tjera adekuate.

Karakteri i Burgut

Digresioni në kohë që bën Foucault na mundëson të gjejmë forma dhe modele burgjesh para formës që e gjejmë sot. Burgu sipas Foucault nuk është dhe aq i vonët sa na duket, lindjen e burgut e vendos përtej kodeve të reja. Sipas tij, ngjizja e burgut në aparatin shtetëror filloi në momentin kur format e ndëshkimit për njerëzit ishin afirmuar. Kishte filluar internimi i njerëzve, dëbimi, kidnapimi shpërndaja e tyre në hapsira të ndryshme, nënshtrmi i tyre në disa rregulla rigjide, të regjistruara, të notuara, që i bënte njerëzit të izoluar në njëfarë mënyre,të arrestuar dhe të burgosur deri në momentin kur erdhi edhe burgu në formën që e njohim sot: njeriu të kalon vite e vite duke bërë një jetë të mbyllur brenda mureve dhe labirintheve të skëterrës pa pare dritë dielli në sy, ose ku humb mendjembajtjen për rrjedhat e kohës, ditës dhe natës, stinëve të vitit etj. Madje, me kthimin e tij në ,,liri,, në jetën e përbashkët me njerëzit, ai ndjehet i vetmuar shpirtërisht, i izoluar dhe si i ,,hedhur,, anash nga të tjerët, i kthyer në kohë dhe hapësirë me kushte, pamje dhe rrethana të tjera të ndryshuara fare, e që ai nuk i njeh, ose ato që i ka në mëndje nga e kaluara dhe kujtesa e tij, nuk egzistojnë më…

Sado që forma e sotme e burgut mund të konsiderohet e re, sipas mendimit tim, si njeri që kam përjetuar vite e vite burgjesh e qelishë të izolimit, kam çapuar me mendimet e mia dhe ëndërrimet për jetën, lirinë, familjen dhe malli të jem i buzëqeshur me diellin nmë sy, jetën mes njerësish normal, megjithatë, jam i mendimit se kjo formë e “penalitetit në regjim të mbyllur” , është rrjedhë e mekanizmave të përpunuara,të cilat nëse nuk kanë mbështetjen e duhur dhe të

rregullt sipas normave ligjore, humane e njerëzore, sigurisht që do jenë të dështuara në aspektin e arritjes së qëllimit të resocializimit pozitiv dhe të riedukumit normal tek individi apo personi i burgosur.

Plotësisht është e qartë dhe e kuptueshme se burgu shënon datë të rëndësishme në historinë e drejtësisë penale, ose duke e shikuar atë që nga kohërat më të lashta të Perandorisë Egjyptiane, asaj Osmane dhe Austrohungareze, madje edhe të kohës s Xhingis Kanit dhe këto të sotmet, të kohës së re dhe komuniste, të shteteve të Bllokut kominternist dhe ato të Botës së Lirë demokratike,por nuk anashkalon edhe futjen e sistemit të drejtësisë në duart e pushtetit të ri klasor, i cili do të niste vrullshëm, e që ka edhe mëngësitë e veta juritike dhe gjuqësore, me të gjitha formalitete dhe praktikat rreth arrestimit, hetuesisë,akuzës dhe gjykymit të të pandehurit i cili kalon në disa faza tmerri, dhune, presioni dhe dajaku, duke përdorur në këto raste edhe të ashtuquajturin ARGUMENT BACILINUMIN (argumentin e dajakut). Sistemi i ri synon për një drejtësi dhe gjygjësor të pavarur, ku të gjithë anëtarët e saj trajtohen të barabartë, vetëm se të gjithë ata duhet t’u nënshtrohen llojeve të ndryshme të procedurave të cilat janë veçanti e një pushteti të caktuar, që i bie se prapëseprap ai pushtet parashtron rregullat e lojës. Megjithatë,kjo nuk është gjithnjë dhe gjithmonë sipas rregullave dhe ligjit e drejtë me praktikën. Bëhen gabime dhe tejkalime kompetencash në dëm të të akuzuarit, që nuk falen.Këtë e dëshmoj edhe me faktin që e kam ndje dhe përjetuar vetë në lëkurën time: i arrestuar /kidnapuar/ dhe dëbuar në burgjet e Zenicës, ku nuk dija se cili ishte ,,faj,, imi, sepse nuk kisha bërë keq ndokujt në jetë, nuk isha autor i ndonjë ktimi…Më akuzuan me rrena dhe trillime për ,,krim,, ,,vrasje,, të imagjinuar dhe rast të montuar, i dënuar me 20 vute burg, e që pasojat i ndjej edhe sot kur gjendem në ,,liri,,!

Ose, kemi edhe raste që mban mend historia, burgosjen dhe dënimin e Drajfusit, apo rastin e Julian Assange, që na e dëshmojnë anën e asaj se si është të biesh nën kurthin e parashtrimit të rregullave nga ana e pushtetit. Aferën e Drajfusit e ndoq me vite dhe zbardhi të vërtetën, pa rregullsitëtë e procedurave gjyqësore dhe dënimit shkrimtari I njohur Emil Zola i cili me angazhimin e tij human dhe njerëzor nxorri në dritë të vërtetën dhe pafajsinë e Drajfusit ! Edhe me rastin e Julian Assange, bie fjala, si protagonist i një afere të çuditshme edhe sot e kësaj dite ndiqet prej organve shtetërore të SHBA-ve, ndërsa në anën tjetër shteti i Ekuadorit këtij të fundit i jep azil politik. Dhe çfarë nuk ndodh me fatumin dhe tragjikën e njeriut-viktimë në analet e gjykimeve dhe të rusiprodencave. Pra këtu gjejmë dy pushtete që interpretojnë një çështje që do të duhej t’u takonte organeve të drejtësisë ta jepnin fjalën e fundit të të drejtës relevante e kompetente, të drejtës së vërtetë e reale, si pushtet i ndarë nga dy pushtet e tjera politike të një vendi, e sidomos të vendeve me reformat e reja juridike dhe të sistemit penal në shtetet demokratike të Ballkanit.

Natyrshmëria e lindjes së burgut siç e kategorizon Foucault, vjen si një kapërcim i mënyrave të tjera të dënimeve, madje ai e sheh atë si një fryt të zbutjes dhe sofistikimit të llojeve të dënimeve nga e kaluara. Prandaj burgu shumë shpejtë hyn në sistemin e drejtësisë penale, për tu futur thellë në të, dhe as sot me gjithë dështimet, parregullësitë dhe mungesën e dobisë, përsëri është i domosdoshëm dhe i pazëvëndësueshëm, dhe që i bën një lloj apologjie ekzistencës së burgut, duke theksuar elementet e forta të cilat sipas tij janë ngjizur në vetëdijen e shoqërisë.

Pra, autori jep disa arsye pse në këtë kohë ekzistenca e burugt nuk mund të shqitet nga sistemi i drejtësisë. Fillimisht ai përmend faktin se dëmi nuk konsiderohet si dëm vetëm ndaj viktimës, por në përgjithësi dëm ndaj shoqërisë, prandaj shoqëritë industrialiste kryesisht e kthejnë burgun në formën ku përmes marrjes së kohës së të burgosurve (orëve, ditëve, javëve, muajve, viteve…) riparojnë dëmet e shkaktuara.

Së dyti, burgu paraqitet si një formë e cila shërben për të transformuar individin. Mirëpo në këtë pikë, duhet të theksojmë se është më kritik fakti në raport me rolin e tij, duke e nxjerrë burgun si institucionin i cili vetëm se i riprodhon ato mekanizma të cilat i gjejmë në shoqëri; e krahason burgun me shkollën rigoroze, apo një Akademi ushtarake me discipline të forte dhe rregulla të veçanta i cili është më i rreptë sesa në jetën normale, pa kufizime, pa mure me gjemba dhe…Kështu burgut në përgjithësi i referohet si një themel i dyfishtë juridiko-penal e ekonomik, tekniko-disiplinor dhe edukativ, i cili është fut thellë në sistem, prandaj ai shfaqet si forma më e përshtatshme e dënimeve dhe ndasj të dënuarve. Burgu si institucion i mbylljes nuk është njohur para shekullit XVIII (të paktën jo në trajtën çfarë ekziston sot). Ai është i thirrur të kryej të paktën tre funksione:

1. Të mbajë të mbyllur për një kohë të caktuar ata që thyejnë ligjet;

2. Të risocializojë të burgosurit;

3. Në mënyrë indirekte, t’ua bëjë të ditur të tjerëve pasojat që i presin në rast se e shkelin ligjin.

Pra, në kodet e atëhereshme,ose praktika në burgjet austrohungareze, bie fjala, burgu nuk ngatërrohej me heqjen e lirisë, ai konsiderohej si një mekanizëm i diferencuar ose i finalizuar. Duhet bërë dallimi, për shkak se burgu nënkupton një përshkallëzim të dënimit në varësi prej veprës penale që kryen individi dhe jo domosdoshmërisht privim të drejtëpërdrejtë nga liria. E gjithë lidhet me drojën dhe faktin se, burgu prodhon recidivistë dhe e sipas këtij të fundit, burgu do të duhej të shërbente si mekanizëm i cili pret burimet e krimit dhe jo t’i stimulojë ato.Ose mbi të gjitha këto fenomene duhet bërë studime dhe analiza të tjera të dujura e përkatëse shkencore, duke patur parasyshë rrethanat dhe kushtet e reja me standard bashkohore dhe demokratike e humanitare kur është fjala, nëse këto çështje I shikojmë edhe nga aspekti I të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe sipas Konventave ndërkomëtare të shoqërive të civilizuara.

Vlenë të theksohet edhe fakti se mekanizmat brenda burgut, në krahasim me të gjitha dispozitat tjera disiplinore jashtë tij, arrijnë nivelin më të lartë të intensitetit të tyre. Sistemi qeverisës në mjediset e mbylljës të dikton, kur t’i do të hash, të pish, kur të flesh, kur ke kohën e aktiviteteve të lira, orët për të lexuar e aktivitete të ngjashme të interest edukativ dhe arsimor. Në përpjeke për të analizuar problematika dhe për të ofruar zgjidhje, “reformatorët” integral kanë ofruar disa parime.

Parimi i parë– Izolimi. Sipas këtij parimi, dënimi nuk duhet të jetë vetëm individual por edhe individualizues. Theksohet nevoja e veçimit të individit brenda atij mjedisi të mbyllur. Në burg sipas këtij parimi ekziston rreziku që nga takimi me anëtarë të tjerë të cilët kanë kryer krime të ndryshme, të krijohet një shoqëri kriminele e cila mund të nxisë revolta, pakënaqesi. Konkretisht

rreziku i burgut është se brenda një kombi të madh krijohet një komb i vogël. Vetmia shihet si një opsion i cili ju mundëson individëve të reflektojnë në lidhje me atë çfarë kanë bërë, të shkëputë mardhenien me pjesëtarë të tjerë të krimit, si dhe shmangë aktet e ulëta imorale. Me këtë lloj dënimi shihet mundësia jo vetëm e larjes së dënimit por edhe të arritjës së paqes shpirtrore përmes reflektimit në vetmi.

Parimi i dytë–puna në alternim e kombinuar. Kjo do të thotë se koordnimi i një orari të mirë për të burosurit, do të ndihmonte në riafirmimin e individëve në ambientin e jashtëm pas izolimit. Në këtë parim parashihet një orar ideal mbi të cilin do të ngrihej vetëdija dhe ndërgjegjësimi i të burgosurit. Kjo do të sillte edhe deri te njëfarë forme “shërimi” i tyre. Dita e diele të ishte pushim dhe tu dedikohej ritualeve spirtiuale. Pasi të kalonin, jave, muaj, vite, atëherë individi do të përqëndrohej në jetën e tij dhe do të reflektonte për ndërgjegjien e tij.

Parimi i tretë–më shumë lidhet me ndarjen e verdiktit të vendimit nga gjykata dhe rolit të burgut. Pra edhe në këtë parim ritheksohet fakti se burgu shpesh tejkalon elementin themelor për të cilin është krijuar; heqjen e lirisë së individit. Ndonëse rroli i burgut është të modeloj formën e dënimit që është ngarkuar nga gjykata, duket sikur merr të drejtën e ushtrimit të vendosjes për shumë gjëra që nuk rezonojnë me kompetencen e tij si institucion i mbylljes. Sipas këtij parimi, gardianët ose mbikqyrësit e burgut do të duhej të kishin më shumë rol në vëzhgimin e të burgosurve, në njëfarë forme, rezultatet brenda burgut të determinonin pak a shumë kohëzgjatjen e qëndrimit (ose lirimit) të të burgosurve.

Burgu sipas Foucault nuk është vetëm vend ku duhet të kryhet dënimi, por vend në të cilin duhet njohur të dënuarin. Nëpërmjet njohjes së të dënuarve ne mund të ekzaminojmë të metat e shoqërisë, të shohim kushtet dhe rrethanat në të cilat prodhohen ata, si prodhohen dhe si mund të parandalohet prodhimi i tyre. Pra, ai që sistemi i drejtësisë penale na e sjellë si shkelës në burg, në fakt është delikuenti. Prandaj është e rëndësishme të shikohet ky dallim sepse për një delikuent nuk është karakteristikë akti, por komplet jeta e tij, për këtë shkak është e nevojshme të vendoset tjetër model “ndëshkimi” ose modelimi i atij “teatri” për të riformësuar jetën e tij që nga fillmi.Shkencëtarët dhe filosofët që merren me analiza dhe trajtimin e këtyre çështjeve, sygjerojnë që proceset gjygjësore të drejta dhe të mirëfillta (jasht atyre të montuara ose të inskenuara me motive politike), të bëjnë hulumtime relevante biografike në lidhje me të dyshuarit, të ndajnë profilet e tyre sipas të kaluarës dhe personalitetit të tyre të formuar brenda për brenda një shoqërie dhe rrethanash të veçanta.

***

(Brenda mureve të burgut : Labirinthe të errëta, koridore me këthesa dhe dyer të mbyllura prej hekuri).

… Gjersa një person me ndërgjegje të pastër dhe i pafajshëm gjendet Brenda mureve të burgut, ose i mbyllur Brenda katër mureve të trasha betony të qelisë skëterë, siç jam gjendur unë me vite e vite dhe i ballafaquar me një process të inskenuar gjyqësor dhe për rast të montuar fund e krye me shpifje e akuza të rreme, nis e vihet në lëvizje i tërë truri dhe mëndjas e njeriut, duke vë në çështje shtjellimi të kaluarën dhe veprimtarinë e tij në

retrospective, duke u orvatur të gjej shtigjet e të vërtetës dhe asaj nëse dikund ka ,,gabuar,, apo të hap tablonë e jetës së tij si njeri me të gjitha karakteristikat e tija humane dhe njerëzore. Pra, mendja e tij njerzore është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni, duke kërkuar arsyet reale dhe të vërteta , shkaqet apo prapavijat e kurtheve përse ai, si person dhe shpirti I tij gjenden pas grilave të hekurta, pas mureve të burgut?…

Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë. Është fakt se disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore “të larta” përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë “primitive” apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes, me të cilat fortuna dhe stuhi shpirti kacafytesha edhe unë me mendjen time: përse vallë kështu dë veprohej ndaj meje, dhe kush kishte aq mllef e urrejtje, të përgatisnin kurthe aq perfide me akuza të trilluara, ose për ndonjë hakëmarrje të më nxjerrnin në bangën e zezë të të akuzuarve…E unë nuk dija se cili ishte ,,faj,, imi! Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin “përzgjedhës” dhe vendos apo njeh kufizimet e tij me mendjen e shëndosh dhe të logjikës njerëzore. Për racionalistët arsyeja është aftësi me të cilën fitohen të vërtetat themelore. Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetë gjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të “shqyrtojme ndërgjegjen tonë” dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve . Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: “zëri i ndërgjegjes”, “zëri i brendshëm”, “brejtja e ndërgjegjes”, “ndërgjegje e pastër” etj.Ose, vë në lidhje me këto, me vite e vite është prezente NGRITJA E ZERIT tim dhe NDËRGJEGJA e pastër, beteja ime kundër AKUZAVE dhe rastit të MONTUAR, lufta ime kundër PADREJTëSIVE dhe asaj që është vepruar nga KEQBËRËSIT në emër të ligjit, autorizimeve zyrtare, duke përdorur metoda dhe mjete të ndaluara me ligj, duke ushtruar terror dhe dhunë mbi viktimën e pafajshë, dhe me një qëllim të caktuar për ndonjë hakmarrje apo KARIERIZËM të tyre, duke vepruar si një klan criminal të nëntokës në kohë dhe hapësirë.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë). Përkundër tyre dhe ndërgjegjes së tyre kanë vepruar të ashtuquajturit ,,inspektorë,, të PB Bugojno me Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe PB Gostivar me Zhivko Mitevskin, Temelko Boshkovskin, Murat Isakovskin, Haki Fejzulin, në relacionet SJB dhe SDB Shkup me Nikolla Ilievskin, Bexhet Bexhetin, Sllobodan Stankoviqin etj. e gjer në Beograd dhe Sarajevë apo Zenicë në krye me Zdravko Mustaqin , Stane Dollancin, Mirko Bunevskin , Bodul Nikicën, Dzumaludin Mutapqiq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Ante Varunek etj. Psikologjia është studimi i mendjes në funksion të sjelljes së njeriut. Objekti studimor themeltar i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti.

Degët e Psikologjise:

Psikologjia fiziologjike – Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin. Psikologjia eksperimentale – Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente

për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. Megjithatë, duhet cekur se Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut fjatë të ushtruarit të dhunës dhe terrorit ndaj personit/ të pandehurit/, e ku personat e lartpermendur të cilët zhvillonin një ,,hetuesi,, terrori dhe në saje të ARGUMENTIT TË DAJAKUT nuk kishin të ndalur as pas 16 muajsh dhune dhe krimi që bënin në emër të autorizimeve të tyre të tejkaluara dhe ligjit që e kishin keqpërdorur në mënyrë direkte dhe sistematikisht.. ***

Brenda mureve të larta dhe të trasha prej betony gjer më 5-6 m. madje të rrethuar me rrjet telash me gjemba dhe përçues elektrik, siç është burgu i Zenicës ku unë si i dënuar i pafajshëm dhe me akuza të rreme e për rast të montuar, kalova vitet më të mira të rinisë sime aty, gjendet një hapësira disa hektarësh rrëzë një kodre të thepisur shkëmbore dhe e lartë gjer në hapësirat qiellore, prej afro 100 m. e prerë si me thikë, atje ku duken se ato maja shkëmbi puthen me qiellin në horizont ku dielli lind e perëndon në rrugën e tij…

Burgu i Sigurisë së Lartë është i dedikuar vetëm për të burgosurit rrezikshmëria e të cilëve është e lartë dhe veprat e tyre janë me dënime të gjata, me vite e vite.

Isha viktimë dhe ,,kokë turku,,

Nuk e di se kujt i duhej bugosja ose edhe dënimi im me vdekje-pushkatim.. !!)

Libri “Vitet e mia në burg” ka 360 faqe dhe lexohet për një frymë. Për të mos e lodhur lexuesin e nderuar po jap me pak fjalë subjektin e këtij libri në disa fragmente të shkurtëra: Gazetari në burg dhe dinjiteti im, tregon betejën e vazhdueshme tri dekada me rradhë që kasha zhvilluar një betejë të madhe si shqiptar duke kërkuar drejtësinë dhe zbardhjen e rastit të montuar, zbardhjen e të vërtetës së shejtë njerëzore të pafajsisë sime, luftë që kasha bërë kundër klanit dhe nëntokës kriminale tëlët vepruan pa ndërgjegje njerëzore në inskenimin e procesit gjyqësor në Zenicë të Bosnës më 1981, pas demonstratave në Kosovë, për vepër pemale sipas nenit 37 të LP Maqedonisë, kinse ,,vrasje,, diku në vend të PA CAKTUAR dhe në kohë të PA DEFINUAR saktësisht, në MES Të DITËS diku në Gostivar (shiko aktakuzën dhe vendimet e gjykatës KT- nr.135/ 81, KT- 22/82 dhe K-133/81 dhe K-94/83, ose Kzh- 139/83, ku me akuza të trilluara dhe ,,dëshmitarin,, e rrejshëm Arif Zeqirin, i cili ishte një vegël e ndryshkur prej spiuni në duarët e UDB-së më shpallën ,,fajtor,, duke më dënuar me VDEKJE –pushkatim, e më pas 20 vite burg të rëndë.

…Gjatë hetuesisë prej mbi 16 muaj në qelitë skëterë të burgut të Zenicës, ku qenë zhvilluar përleshje dhe terror i çusitshëm dhe antinjerëzor me metoda dhe mjete që janë të ndaluara me ligj, ushtruan dhunë e tmerr xhelatët / inspektorë të PB Bugojno në krye me Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe Stipe Grabovac, madje gjykatësi hetues Bodul Nikica, ose Mensur Hoxhiq si prokuror, dhe Tihomir baboviq një gjykatës shovinist dhe antishqiptar. kishin terorrzuar në mënyrë të llahtarshme dhe gjer në alivanosje edhe të pandehurit ose të akuzuarit e tjeri si Nijazi Asanin, Zudi Asanin, Mensur Asanin, Vahedin Ramadanin, Hajrullah Huseinin, Abdurrahman Sheshiqin dhe disa ,,dëshmitarë,, të tjerë të cilët ishin shtrirë në dajak nër bodrumet me njolla gjaku të milicisë në Gostivar dhe në Bugojno, relacion ky nga ishte edhe i montuar ky rast dhe gjyqi i Zenicës më 1981. Këto zhurma shkaktuan një zemërim të thellë tek populli shqiptarë I

anëve të Gostivarit ku pa mëshirë ,,kriminelët në emër të ligjit dhe organit kishin rrah afri 140 persona në baza nacionale dhe ,me motive politike.

…Gjithçka që u nënshkruan si ,,deklarata,, të nxjerra me dajak e dhunë ose edhe me metoda e mjete të tjera jo njerëzore, në gjyk u konstatuan kinse qënkësh të vërtetë: kinse vrasje të një personeje ( Deliq Meliha) të cilën as e ka pa ndokush të kishte ardhur nga Bosna në Gostivar, as nuk e ka njohur kush, dhe as që paska ndokush në dijeni për humbjen apo zhdukjen e saj.

Të pandehurit dhe të akuzuar njëkohësishtë, të rënë në luftën e dredhirave pas shpine dhe kurtheve tëurdisura nga inspektorët gjakpirsa, i vështruan me shikime dhe të habitur fare anëtarët e Kreyesisë së asaj gjykate të kryesuar nga fodulli bajraktar Sulejman Kapetanviq dhe shovinisti antishqiptar Tihomir Baboviq të cilët me paragjykimet e tyre të pabaza dhe mllefin e hakmarrjes, bënin edhe një kërdi tjetër në EMËR TË POPULLIT dhe ligjit ! Çfarë ironie?! Mua persdonalisht më urrenin për vdekje më shumë se kurrë ndonjëherë, vetëm nga shkaku pse kategorikisht hidhja poshtë gjitha akuzat e rreme dhe të trulluara! Por, unë, këtu me këtë rast, thjesht po shkëmbeja kokën time si ,,kokë turku,, ku ngase isha i ,,padëgjueshëm,, duhej të dënohesha me vdekje-pushkatim… Qe bërë rrëmujë e hatashme vdekje, terrori, dhune dhe tmerri edhe pas sjelljes së aktakuzave të kurdisura apo aktvendimeve gjyqësore të manipuluara dhe të pabaza ligjërisht…

Leximi i librit në vazhdimësi është një tekst në saje të reales dhe të vërtetës me kuptim të fuqishëm simbolik, duke gërshetuar dinjitetin tim si shqiptar I drejtë dhe që nuk I dua gënjeshtrat, si njeri I cili me vite kasha luftuar të keqen , birokatizmin, mafijashllëqet në organet e Sigurimit shtetëror, kundër korumpcionit dhe nepotizmit komunist, veprimet barbare dhe çnjerëzore gjatë arrestimit, dhunës dhe trajtimeve të këqia në qelitë e burgut prej mendjesh njerëzish të pashpirt dhe të degjeneruar të helmuar me urrejtje ndaj shqiptarëve të drejtë,të cilët bënin angazhime humane për të sotmen. Bota shqiptare, e cila është e ndarë me disa shtete dhe është e mbushur me kufijë ndarës në mënyrë jot ë drejtë nga fuqitë e mëdha dhe diplomacia e huaj europiane e kohës së viteve të rrënuara dhe shekullit të shkuar. Kufijtë janë shenja dhe konvencione të një bote të ndarë nga paragjykimet, dallimet kulturore, fetare , ekonomike.Por, pse kjo ndodhi me shqiptarët si rracë dhe Shqipërinë si shtet më vete dhe në tokat e saja etnike… Sot ata janë pengesë e madhe për procesin e integrimit, dhe gjersa ndjehen të ndarë gjeografikisht, Europa do ketë problem me vite e dekada ! Parë në këtë kënd kufiri duhet të jetë vija e bashkimit të kombit shqiptarë me vete, në një shtet të bashkuar, si popull me një gjuhë, culture, vlera për paqë e liri, me një shpirt human dhe të drejtë, dhe të jenë të inkuarduar me popujt tjerë në NAT-o dhe BE. Mitet, heronjtë, kujtimet pasionante për të kaluarën shpesh e pengojnë procesin e integrimit të sotëm, ose, e gjithë kjo dhe shkaku I këtij fenomeni jetik ndër shqiptarët si aspirate paqeje dhe lirije, si ndjenjë humane e njerëzore e kanë paguar me burgje gjatë viteve të sistemit kominist bollshevik jugosllav

Kufijt e Shqipërisë dhe shqiptarëve (bile edhe me Kosovë e Çamëri) egzistojnë JO SI KUDO në Europë dhe në botë, por ndryshe, duke lane anash shtetit amë troje dhe pjesë pot ë atij kombi, jashtë nën ombrellën e disa shteteve të tjera në Ballkan. Mund të jetë kufiri në veri të Shqipërisë,

në lindje të saj, mund të jetë kufiri në perëndim të Greqisë, kufiri në lindje me Maqedoninë e Veriut etj. Këta kufij ende mbartin një ngarkesë të tillë, ndonëse flitet për integrime e Europë të Bashkuar… Pata shkruar diku afro 20 faqe tekst edhe për këto aspekte gjersa isha në burgun e ,,Idrizovës,, e të cilat faqe të shkruara edhe për kundër ndalesë që më bënin gardianët e burgut, arrita t’ia jepja në dorë eurodeputetes Maria Pack e cila ato vite e vizitoi këtë burg…

Pastaj, gjithashtu në faqet e librit tim, meditoj për historinë e kombeve të cilët janë në fqinjësi me Shqipërinë dhe Kosovën, dhe mësimet që duhen nxjerrë nga historia. Lindin pyetje mjaft interesante si: historia shkruhet siç ka ndodhur apo rregullohet rrugës? Historia e kombit tonë a është shkruar? A është ajo reale, e pandikuar nga qëndrime ideologjke dhe të njëanëshme? Jo, ajo duhet rishkruar në saje të fakteve reale dhe argumenteve të vërteta shkencore të histories!

Heronjtë janë apo krijohen ? Adhurimi për heronjtë e lindur nga masakrat midis popujve e pengon integrimin e sotëm? Nesër cilët do të jenë heronjtë e Europës së Bashkuar? Pse nuk gjenden në parqe e lulishtet tona heronjtë e mendimit të këtij kombi, por vetëm njerëz me revolver, me pushkë, mbi tank etj?! Ose edhe vetë shteti shqiptarë Brenda për Brenda bën ,,harresa,, të çuditshme, psh. duke mos u interesuar as për shtëpinë muze të Gjergj Fishtës e cila ka mbet në mëshirën e njerëzve të pandërgjegjshëm dhe dhëmbët e kohës etj. etj.!

A ka integrim të shqiptarëve si komb dhe si rracë dhe histories sonë në përgjithësi nesër në Europën e Bashkuar, është kapitull tjetër i librit tim, i cili së shpejto do të del nga botimi, dhe që do ngjallë interes mendor dhe shpirtëror adhurimi tek lexuesit shqiptarë gje më gjërë për popujt e Ballkanit.

(vijon )

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media