Uniformat mjekësore përplot me baktere

0-40.jpg

Grupi i hulumtuesve izraelitë ka zbuluar që bluzat dhe tunikat e personelit shëndetësor në qendrën shëndetësore të Jerusalemit, Shaare Zedek, përmbajnë agjentë patogjenë, shumë të rrezikshëm për shëndetin. Bakteret “vrasëse” janë gjetur me marrjen e mostrave nga 238 bluza ose tunika të cilat i takojnë grupit prej 75 infermiereve dhe 60 mjekëve, kanë bërë të ditur mediet franceze.

Hulumtimi ka treguar që 60 për qind e uniforma që u takojnë mjekëve dhe 65 për qind të infermiereve përmbajnë agjentë patogjenë, transmeton Koha.net. Është zbuluar që bakteri “stafilokoku i artë”që është rezistues ndaj antibiotikëve, ishte i pranishëm në uniformën e 21 infermiereve dhe gjashtë mjekëve.

Kurse mjekët dhe infermierët kanë theksuar që uniformën e punës e ndërrojnë çdo ditë, ndërsa 77 për qind prej tyre ka vlerësuar që niveli i higjienës i bluzave të tyre është në mes shkallës së kënaqshme dhe të shkëlqyeshme. Zgjidhja, duket që është në larjen e rregullt të duarve, për t’u parandaluar përhapja e mikrobeve te pacientët.

Komentet

Leave a Reply

Top