Universiteti ( Shtetëror ) i Tetovës

7DEEDC6AC9B50747A582A6F88F4DBC1B1.jpg

Me rastin e 20-vjetorit jubiliar të themelimit të Unversitetit të Tetovës (në vend “shtetëror”:lexo, modifiko dhe ndrysho: Universiteti Historik Shqiptar në Tetovë “A. Emini-Fadili-DioGuardi-Deputeti”) dhe kronologjia e faktorëve më markantë:

P O P U L L I – I N T E L I G J E N C I A – S H Q I P T A R E

(-Fadili-Nevzati-DioGuardi-Deputeti i Popullit Shqiptar…)

PS(Parascriptum):Huazuar nga Bota Sot, Shqip Media etj., hakerët ende i gllagërojnë elementet sallavo-m., prandaj rekomandohen (ri)botimet-(ri)publikimet në rubrikat më standarte, sepse duket se në ato komente-ARTIKUJ ka pengesa teknike, për shkak të gjatësisë së tyre.

PS-2: Pas pjesës I-rë, (ri)botimit-(ri)publikimit, vijon versioni më i gjerë për mediat e shkruara dhe elektronike me hapësirë mesatare ose edhe të pa kufizuara, pjesa II-të:

Dy fjalë, në vend të hyrjes, për ca sqarime paraprake, të Universitetit të Tetovës Heroike, pa marrë parasysh se i është shtuar ”bishti” jo adekuat “shtetëror”, sado që duket më legale, pra”shtetërore”, duke marrë parasysh se  këtij fare “shteti”, sado të brishtë, Populli Shqiptar ia ka pasur sherrin gjatë gjithë jetës, bile edhe sot e kësaj dite në kontinuitet, sidomos me përpjekjet vetanake për themelimin e tij, duke përfshirë edhe përndjekjet, arrestimet, bile edhe një

viktimë të pafajshme, siç ishte ai i dëshmorit të Universitetit, Abdylselam Eminit, në Reçicën Revolucionare, më 17.02.1995, në homazhet dhe varrimin e të cilit mori pjesë, a më pas edhe i priu demonstratës madhëshore me mbi 100.000 protestues revolucionarë-atdhetarë, që nga varrezat e deri te Policia dhe Burgu i Tetovës, për të përfunduar para hyrjes së Kuvendit Komunal, ashtu sikur edhe në ca tubime tjera, kur Deputeti i Popullit Shqiptar iu drejtua tri-katër herë masës së revoltuar, duke e inkurrajuar, solidarizuar, por edhe qetësues, sepse konstatoi me logjikë matematike se Rektori i arrestuar, nuk do të gjendej as në Stacionin e Postkomandës së Policisë, as të Burgut dhe as dikund në Tetovë, por dikund në Shkup, apo në M. Lindore, që “polli në atë Jug-Perëndimore, siç ishte Manastiri i Vilajetit omonim të Kongresit të Alfabetit të v. 1908 (sic), për çka edhe në kushte shumë të vështira ia sqaroi se nuk ka nevojë të kalojnë mbi parmaqet e trasha të hekurit, të hipin mbi atë gjatësi dhe lartësi, për bri tytave të policisë gjakatare  Jugo(serbo)-sllavo-m., të armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne, të blera me mjetet financiare të pakëta dhe të grabitura të Popullit Shqiptar, se do të pushkatoheshin mbi 1.000 shqiptarë të pafajshëm!

P j e s a   e   p a r ë

  1. Iniciativa gjentlemene apo diskutabile e 04.06.1994

(Jo Kuvend, por iniciativë diskutabile, me kundërthënie, që duhet reviduar e sqaruar)

Çdo respekt idesë të iniciativës për themelimin e Universitetit Historik Shqiptar në Tetovë nga ana e nj

grupi të inteligjencies shqiptare më 04.06.1994, për çka duhet shprehur mirënjoje të thella, edhepse

“angazhimet” e ca matrapazëve, kinse “doktorë” të shkencës, me “orvajtjen” për një fare “Fakulteti Pedagogjik” nga klani i njohur si puthadorë, shërbëtorë, kuslingë, të pushtetit të zgjatur antishqiptar sllavo-m., më shumë e bënin për marketing politik për t’i shërbyer atij dhe për ta relativizuar në mënyrë më perfike, më shumë për ta penguar procesin e Univedrsitetetit të Tetovës, i cili, po të ishte punë e sinqertë e tyre, selia e tij duhej të ishte në Shkup, por, megjithatë dhe qëndrimin tonë parimor, në Tetovë ishin kushtet shumë më të përshtatshme, fillimisht, jo vetëm për objektet e nevojshme, por edhe për “mbrotje” më të “lehtë” ndaj okupatorit dhe armikut të përbetuar, sepse Tetova ishte më homogjene, jo më e madhe numerikisht, bile mbi dy herë më e vogël se Shkupi, por jo edhe e vogël.

Edhepse edhe në Tetovë u infiltruar ca nga ato elemente, edhepse edhe aty pati mosmarrëveshje, përsëri, aty terreni dhe rrethanat ishin sadokudo, më të favorshme.

Prandaj edhe u konsolidua ideja e themelimit, pra si ide fesnike që nga Bashkësia Kulturtore Shqiptare dhe inteligjencia tjetër e denjë, hiq përjashtimet.

Kjo ide mbetet pak si diskutabile dhe me analiza të gjithanshme, nëse kjo datë e tij tubimi të emërtohet si Kuvend i Themelimit të Universitetit të Tetovës më 04.06.1994, ose ai i 26.111., ose 17.12.1994, si me

e sigurt, sepse, në dokumentet e miratuara zyrtare, edhe nga vetë Rektori i ardhshëm, këtë të fundit  e

njeh si të tillë, prandaj duhet zbardhur e vërteta nga dy opcionet me me peshë.

  1. Ib.1) Cila është DATA VENDIMTARE për Themelimin e Universitetit Shqiptar në Tetovë?!

Ajo e cila është me siguri matematikore, pasi përmenden ca data të Themelimit të Universitetit të Tetovës, që nga 17.12.1994, Hapja e Vitit Akademik më 15.02.1995 etj.,me data më parë e më pas në tubime të shumta të rregullta, por edhe të pa theksuara, në këtë 20-vjetor duhet të të ndriçohet një fakt i pamohueshëm, i cili, jo pa qëllim, nga individë të caktuar, në shkrime të ndryshme gjatë këtyre dy dekadave, as edhe nuk përmendet fare, data më e rëndësishme dhe më historike: AJO e DITËS VENDIMTARE për themelimin e Universitetit Historik Shqiptar në Tetovë, e cila mbetet edhe më absurde, mbi të gjitha absurdet tjera gjithëshqiptare(sic?!)

Këtë e dijnë edhe diletantët, edhe kolltullofagët, edhe injoranët, edhe xhahilat, edhe rezilat, edhe karrieristët, edhe puthadorët, kuisilingët, klanistët, partikistët, agjentët, spiunët, tradhtarët, bile edhe armiqtë e përbetuar të Popullit dhe Kombit Shqiptar!

Për këtë DATË, ka një TUBIM, ka një SALLË, ka GAZETARË dhe KAMERAMANË, ka DËSHMITARË, ka plotë 13 ORATORË dhe “oratoriçka”, të cilën nuk mund ta mohojë as edhe njeriu (lexo:jonjeriu) me mendjen e

zogut!

Fjala është për Kuvendin e radhës, më të koklaviturin, më të rrezikshmin, më fatalin: TË JESHH, a TË MOS

JESH”, siç do të thoshte Shekspiri gjenial në “Hamletin” e tij të famshëm, në përkthim briliant të Nolit tonë të Madh!

E, si mund të shkilet o “bukëshkelë” të mjerë mbi atë DITË HISTORIKE?!

Këtë e dinë të gjithë ata të cilët ATË DITË ishin të ftuar dhe të pranishëm në Sallën e Madhe të përplotë të Kuvendit të Komunës së Tetovës?!

Jo, jo! Kjo nuk është rastësi! Kjo është marrëzi! Kjo është poshtërsi! Kjo është çmenduri! Kjo është tradhti!

Por, nuk është as e para, as edhe e fundit!

Sepse,

Kur Rektori i ardhshëm i Universitetit Historik Shqiptar në Tetovë, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë deri në nivelin akademikë: Prof. Dr. Agni Dika dhe Prof. Dr.

Murtezan Ismaili, u radhitën anës së djathtë të sallës, me kokën e ulur, për herë të parë, jo krenar, si herët tjera, pas sa muajve, ishte zverdhur si limoni dhe duke kryesuiar me të tre, dukej se dridhej, se

këmbën nuk e mbanin dhe mezi që iu drejtua foltortes (sic?!)

Sepse,

Fadili, duket se kishte marrë edhe ndonjë: “përgigje” me shkrim nga ana e “Qeverië” gjakatare, të cilën

edhe u orvat ta “elaboronte”, apo ta ”arsyetonte”, disi si ndërdhëmbë,i helmuar deri në palcë, i demoralizuuar deri në aktin për infarkt dhe dukej fare haptazi se themelimi i Universitetit do të shtyhej për një kohë të pacaktuar, dikush e tha pas një viti, por për të mos u lejuar as edhe pas dhjetë ose edhe më shumë viteve…

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top