Loading...

Vajza automekanike, për shkak të saj “ka burra që gëzohen kur u prishet vetura” (VIDEO)

Screenshot_7-2-780x439.jpg

Në një punëtori për rregullimin e veturave në Bejrut, një 22 vjeçare është e rrethuar nga kolegët.

Dhe, ndonëse ajo është e vetmja grua në atë grup pune meshkuj, nuk ka paragjykime sepse ajo është e shkëlqyer në punë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rana Haek e cila është tani në vitin e fundit të inxhinierisë elektrike.

“Kam zgjedhur këtë punë pasi i dua makinat që nga fëmijëria. Nga ana tjetër, më pëlqen të kërkoj një shkak dështimi dhe ta rregulloj atë. Babai im më ka mbështetur gjithmonë. Ai më ndihmoi të gjeja këtë punë, që të praktikoj njohuritë e mia praktikisht”, thotë ajo.

Fillimisht, megjithatë, nuk ishte e lehtë për të, kolegët e saj nuk e kuptonin seriozisht, por me kohë të gjitha u rregulluan.

Madje, siç thuhet në tej, ka disa klientë që “gëzohen kur e shohin se do të jetë një vajzë ajo që do tua rregullojë veturën e tyre.

Megjithatë, shton ajo, nganjëherë është e mundur të dëgjosh një koment të ndonjë klienti, se si “një vajzë nuk është për këtë punë”.

“Më parë, dështimi duhej të kërkohej kryesisht mekanikisht dhe me ndihmën e forcës fizike, dhe tani makina futet në skaner dhe kompjuteri gjen dështimin. Ata më japin riparimin e kamionëve dhe makinave të tjera të shtrenjta”, ka rrëfyer ndër tjerash 22-vjeçarja.

Komentet
Top