‘Vampirët’ vizitojnë ekipin e Barcelonës në stërvitje

sterbitje-800x450.jpg

Futbollistët e Barcelonës janë vizituar nga ‘vampirët’ në qendrën stërvitore Joan Gamper para stërvitjes së sotme, transmeton Gazeta Metro.

Në botën e sportit, vampirë quhen inspektorët e agjencive anti-dpoing të sportit, të cilët bëjnë vizita të befasishme nëpër ekipe të ndryshme dhe kryejnë analiza të gjakut dhe të urinës, për t’u siguruar që sportistët nuk përdorin lëndë të ndaluara.

Umtiti, Ter Stegen, Pique, Iniesta, Messi, Paulinho, Alba, Digne, Gomes dhe Vermaelen i janë nënshtruar këtyre analizave këtë mëngjes në Barcelonë.Barcelona iu rikthye sot stërvitjeve pas ndeshjes së fundjavës ndaj Celta Vigos në Primera Division.

Komentet
Loading...
Top