Loading...

Van Gaal tallet me Januzaj, shokët e skuadrës e qeshin (VIDEO)

adnan-januzaj-van-gaal-louis-manchester-united_3338732-905x395.jpg

Manchester United arriti të marrë një fitore në fushën e Norëich 0-1, por ajo që ndodhi me Adnan Januzajn ishte vërtet qesharake.
Mesfushori shqiptar u bë gati dy herë për të hyrë në lojë, por si për inat ai në të dy rastet u ul sërish në pankinë.

Më injoruese ishte rasti i dytë kur Januzaj tashmë priste gjyqtarin e katërt që ta fuste në lojë, madje merrte edhe instruksione nga ndihmës trajneri i Van Gaal.

Gjithsesi në sekondat e fundit ai kthehet sërish në pankinë aty ku Anthony Martial nuk ndal së qeshuri dhe të njëjtën gjë e bën edhe Januzaj, por kuptohet ky i fundit nga inati.

Komentet

Leave a Reply

Top