Loading...

Vedat Muriqi në top-5 shënuesit më të mirë të Superligës turke

D0E8zHGWwAEpi2N-e1555007223436-780x439.jpg

Sulmuesi shqiptari i Rizesport, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formë të mirë te klubi i tij, duke mos i ndalur golat.

Ai shënoi gol në ndeshjen e fundit ndaj Besiktasit ku skuadra e tij humbi 7-2.Ndaj Besiktasit ky ishte goli i 12-të në Superligë këtë edicion, duke dhënë edhe shtatë asistime në 27 ndeshje.

Ai renditet i pesti në listën e top shënuesve me gola të barabartë me Hugo Rodallegan dhe Burak Yilmazin.

I pari është anëtari i Galatasarayt, Mbaye Diagne me 26 gola, kurse vendin e dytë e zë Pappis Cisse i Alanyasporit me 13 gola.Muriqi po kërkohet me ngul nga Fenerbahce dhe sipas medieve turke bisedimet janë duke shkuar shumë mirë.

Rizespori i Muriqit këtë sezon ndodhet në vendin e 11-të me 34 pikë të grumbulluara.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media