Loading...

Vendet arabe tregojnë arsyen pse nuk presin refugjatët

largea_arabet1441558694.jpg

Kur Iraku sulmoi Kuvajtin në 1990, shumë vende arabe u solidarizuan me popullin dhe refugjatët kuvajtian duke i strehuar. 25 vjet më pas, rast të ngjashëm kemi me sirianët, por vendet e gjirit persik nuk kanë pranuar asnjë refugjat, ku këta të fundit drejtohen drejt perëndimit.
Kanë të njejtën gjuhë e kulturë, traditë e fe, bile mbi 90% e arabëve ndjekin Islamin suni, duke mos pasur divergjenca mes tyre, mirëpo deri më tani vendet e gjirit nuk i kanë pranuar vëllezërit e tyre sirianë.

Kritikat botërore kundrejt vendeve të gjirit, i ka futur në një moment delikat shumë banorë të saj. Shumë analistë e lidhin problemin me ndërhyrjen e vendeve arabe në konfliktin e Sirisë, duke mbështetur grupe të ndryshme dhe tani e kanë të vështirë të pranojnë dështimin duke pritur refugjatët.
Sara Hashash, aktiviste e të drejtave të njeriut, e quan “paturpësi dhe të pakuptueshme” sjelljen e Bahrejnit, Saudisë, Emirateve, Katarit dhe Kuvajtit, që zyrtarisht kanë marrë 0 refugjatë.
Një analist i Arab News, mbështetës i vendeve arabe, Abdullah al-Athbah, thotë, “Katari mbështet financiarisht refugjatët në Turqi, Jordani e Liban, mirëpo për arsye logjistike nuk mund të marrë azilkërkues në vend.”
Zeid al Zeid, për gazetën kuvajtiane, Al An, shprehet: “Rastet e fundit kanë ngritur vetëdijen të vendet tona për të pritur refugjatë, por heshtja e deritanishme nuk ka si të quhet përveçse skandal.”
Një gazetar tjetër arab, Fahd al Shelaimi, mbase e tepron kur thotë, “më lehtë është për refugjatët të drejtohen drejt perëndimit, pasi jeta në Turqi dhe Liban është më e lirë. Të vish deri në Kuvajt kushton shumë, plus jeta është e shtrenjtë, andaj më ekonomike e praktike do ishte që ne të financojmë refugjatët, ndërsa ata të shkojnë te vendet më të afërta”.

Para fillimit të “Pranverës Arabe”, 500.000 dhe 150.000 sirianë punonin në Saudi dhe Emirate respektivisht, por pas saj, vendet e gjirit sollën ligje strikte duke u mohuar pjesëtarëve të vendeve tjera të punojnë atje, kryesisht sirianëve, palestinezëve dhe muslimanëve shiit.
Iyad al Baghdadi, një bloger palestines, është larguar nga Emiratet, vetëm se ka shkruar një artikull kundër qeverisë atje. Raste të tilla ka shumë, pas “Pranverës Arabe”.
Blogeri palestinez, më pas do shkruante, “kur linda fëmijën tim, se dija se në 5 milion kilometra katror, s’do kishte vend për të, aq sa është territori i vendeve arabe.”/ Bota Sot

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media