Vërshimet në Tetovë, rruga Poroj-Xhermë ende e bllokuar – VIDEO

rruga-e-zene-.png

Edhe katër ditë pas vërshimeve, rruga Poroj – Xhermë vazhdon të mbetet e bllokuar, e me këtë, edhe hyrja për në shtëpinë e familjes Bajrami, e cila është bllokuar për pasojë të rrëshqitjes së dheut.

Rruga këtu vazhdon të jetë për të katërtën ditë me radhë e bllokuar, ndërkohë që vazhdon edhe më tej të rrëshqasë dheu dhe të rrezikojë si këtë kasolle, po ashtu edhe shtëpinë që shihni pas meje”.

Banorët e Porojit, pas vërshimeve të katër dite më parë, vazhdojnë të përballen edhe me mungesën e ujit për pije. Sasia e madhe e ujit që ka sjell lumi i fshatit, ka bërë që të ndotet edhe uji i burimit, i cili edhe sot, sipas banorëve, vazhdon të jetë me baltë dhe me aromë të keqe. Zgjidhje për mungesën e ujit, banorët e kanë çezmën në mes të fshatit, e cila zakonisht mbetet e pastër.

“Uji për pije nuk na bën. Ka futet ai ujë nuk e dimë dhe neve. I përlyer , i ndotur është, ujë kemi por është i ndotur”.

“Si u prish shtrati i lumit e ka përlyej ujin, se dimë çka do bëhet. Nuk është bash për pije”.

“Ujë mbushim këtu, ky ujë na vjen nga bjeshkët vjen shumë pak por mbushim nga pak. Është gjynah të themi që kemi ujë por nuk është ujë për pije – ankohen banorët.

Nga komuna e Tetovës shprehen se po bëhen përpjekje që sa më shpejtë të fillojë pastrimi i rrugës, sepse vendi është i rrëshqitshëm dhe përbën problem për makinerinë, ndërkohë që ekipet e NPK Tetova, janë duku punuar në sanimin e defekteve të sistemit të ujësjellësit të fshatit. Vërshimet e fundit në fshatin Poroj shkaktuan dëme të mëdha edhe nëpër fushat e fshatit, me çrrastë, janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë e mbjellur.

Komentet
Top