Loading...

Veshjet do t’ju lajmërojnë për njoftimet në telefon

0161.jpg

Ndoshta një ditë veshja juaj mund t’ju lajmërojë kur ju vjen një mesazh. Microsoft ka patentuar një teknologji të tillë për krijimin e këtyre veshjeve.

Kjo ide vjen pas vesit të shoqërisë për të kontrolluar herëpashere telefonin për mesazhe, emaile etj., ndërsa dridhjet edhe mund të mos ndjehen shpesh.

Për këtë, Microsoft sugjeron disa mundësi: një stimul i butë elektrik, i aplikuar mbi lëkurë sa herë që vjen një njoftim i ri në telefonin e përdoruesit.

Në patentë thuhet: “Teknikat që janë përshkruar në këtë rast flasin për aftësinë për të dhënë një stimul elektrik në lëkurën e përdoruesit për t’i përcjellë atij informacionin. Përshembull, një stimul elektrik mund të informojë përdoruesin për një event, për një kusht etj”.

Në diagramën e patentimit, Microsoft përfshin një këpucë, një T-shirt apo shembuj të veshjeve që do të përdoren për stimuluesin.

Komentet

Leave a Reply

Top