Veton Surroi rrihet në Prishtinë

veton-surroi_9781.jpg

Shkrimtari, politikani, aktivisti i shoqërisë civile Veton Surroi ka provuar t’i zgjidhë fizikisht hesapet me Rexhep Shoshin, biznismen i njohur nga Prishtina.

Burime të sigurta të Gazetës Express tregojnë se rrahja ka ndodhur në restorantin Ultra, që ndodhet në qendër të Prishtinës.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë Express’it se Vetoni dhe Rexhepi janë rrokullisur në rrahje e sipër.

Express e ka kontaktuar z. Shoshi, i cili nuk e ka mohuar incidentin, por ka thënë se do të flasë pas 30 minutash.

Në anën tjetër në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia. Një zyrtar i lartë i këtij shërbimi e ka konfirmuar ketë rrahje për Gazetën Express.

“Rrahja ka ndodh. Nuk e dimë pse, por jemi të informuar”, ka thënë ky zyrtar.

Mbetet enigmatike se çfarë ka qenë arsyeja për rrahjen e këtyre dy burrave.

Komentet
Loading...
Top