Loading...

Vettingu, dorëhiqet edhe vëllai i Lulzim Bashës

erlind-basha-768x373.jpg

Erlind Basha punonte si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Ai ka dhënë dorëheqjen përpara se KPK të merrte në shqyrtim dosjen e tij për vlerësimin profesional dhe atë të pasurisë.

Valës së dorëheqjeve nga Vettingu i është bashkuar edhe Erlind Basha, vëllai i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ai punonte si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Erlind Basha ka dhënë dorëheqjen rreth një vit më parë, përpara se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të merrte në shqyrtim dosjen e tij për vlerësimin profesional dhe atë të pasurisë.

Erlind Basha i bashkohet kështu ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar kështu vlerësimit pasuror.

Komentet
Top