VIDEO/ Balaj rikthehet me gol pas dëmtimit

balaj-gol-470x323.jpg

Bekim Balaj ka luajtur pak këtë sezon te ekipi i Groznit në Rusi, pasi dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.

Sulmuesi shqiptar nuk luante që prej 11 dhjetorit, kur u aktivizua vetëm 8 minuta në ndeshjen ndaj Zenitit. Ndërsa, një ndeshje të plotë prej 90 minutash ai nuk e ka luajtur që prej korrikut.

Shkodrani është rikthyer te goli në takimin miqësor midis Groznit dhe ekipit Pavlodar nga Kazakistani, që përfundoi në barazimin 1-1.Balaj shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të. Ai nuk shënonte që prej muajit maj të vitit të kaluar.

Komentet
Loading...
Top