VIDEO/ Burri kap mat gruan në shtrat me dashnorin, i dhunon barbarisht

Capture-18.jpg

Policia është vënë në kërkim të një burri, i cili dhunon derisa e lë pa ndjenja të dashurin e gruas, pasi i kapi ata në shtrat. Pas kësaj, ai është filmuar duke dhunuar bashkëshorten.

Burri, i identifikuar si Vasily, nga qyteti Salavat i Rusisë mund të shihet në video duke goditur e shqelma gruan e zhveshur, e cila ndodhet e shtrirë në shtrat.

Pamjet e rënda e tregojnë gruan të mbuluar nga gjaku, ndërsa burri nuk ndalet e vijon ta godasë.

Gruaja, që sipas mediave ruse quhet Nadia, mund të dëgjohet teksa i lutet: “Të lutëm mjaft, të lutem mos me godit më”.

Por Vasily, i inatosur vijon ta pyesë në mënyrë të përsëritur: “Çfarë kam bërë gabim?”, që ajo duhet të shkonte me një tjetër.

“Mendove për fëmijët kur shkove me të?”, vijon ai më tej.

Gjendja shëndetësore e gruas dhe të dashurit të saj mbetet e panjohur.

Videoja u regjistruan nga një mik i burrit, i cili mbërriti gjatë kohës që Vasily po dhunonte bashkëshorten.

Një zyrtar i policisë deklaroi se po punohet për të identifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Komentet
Top