Loading...

VIDEO/ Shihni si Merviol Bilo, truproja i Elvanës, qëllon mbi shënjestrën me saktësi

Untitled-1024x564-681x375.png

Merviol Bilo, komandoja që vrau Fabian Gaxhan në Bllok, ishte një qitës i shkëlqyer. Këtë e tregon edhe një video në emisionin “Zoom In” ku ai tregon aftësitë e tij.

Ai është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando

Nga ana tjetër, Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.

Në video duket aftësia e Bilos si një qitës shumë i mirë i cili vepron me shpejtësi dhe saktësi, aftësi këto që mendohet se i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkohë, Meviol Bilo është vlerësuar me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 ne zonën mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rënë ne këtë zone malore.

Ai është njwri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjesw nw misione paqeruajtëse nw Republikën e CCadit nw Afrikw, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e nw vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve nw Afganistan. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterror nw Forcat e Armatosura.

Komentet
Top