Loading...

VIDEO/ “Shpërthejnë” protestat anti-Trump në Amerikë

20161110023646939646.jpg

Mijëra njerëz kanë nisur të protestojnë kundër zgjedhjes së Donald Trumpit, president të SHBA-së.

“Jo Presidenti im”, është thirrja që dëgjohet në protestat që po mbahen në disa shtete të Amerikës, një ditë pasi Trump arriti befasishëm të marrë postin e presidentit duke mposhtur kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Protestat vijnë pas kampanjës së ashpër të Trumpit në të cilën ai vazhdimisht fliste kundër imigrantëve, myslimanëve dhe grupeve të tjera të caktuara.

Trump fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale dhe pas fitores ai është uruar edhe nga rivalja Clinton që ka ftuar popullin dhe politikën për unitet.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media