VIDEO+16/ Publikohen pamjet e atentatit të bujshëm në Vlorë

auto_atentati_vlore11506848025.jpg

Në media është publikuar video e atentatit që ndodhi në 1 tetor në qytetin e Vlorës, ku u plagosën Ferdinand Llanaj, djali i tij 8-vjeçar dhe Dritan Bega, pas të shtënave me breshëri kallashnikovi nga një automjet.

Në video duket momenti kur makina “Mercedez Benz” e Ferdinand Llanajt afrohet për t’u futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një automjet BMW i pret rrugën.

Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMW, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov. Nga video që “Report TV” disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për ti shpëtuar plumbave. Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz. Ndërkohë fëmija 8-vjeç i Ferdinand LLanajt nuk del nga makina, duke mbetur I plagosur.

Dy autoret qëllojnë me breshëri dhe brenda 10 sekondave drejt mjetit “Mercedez Benz” është qëlluar 20 herë, me qëllim për të vrarë Ferdinand Llanaj. Pamjet janë menjëherë pas atentatit, ku Ferdinand Llanaj dhe Dritan Begat janë të gjakosur dhe ndodhen të shtrirë në rrugë. Pas atentatit BMV-ja e atentatorëve largohet me shpejtësi në drejtim të Fierit, ndërkohë që Dritan Bega dhe Ferdinand Llanaj dallohen në rrugë, teksa kërkojnë ndihmë pasi janë të plagosur.

Nga video dallohet se makina e atentatorëve mbërrijnë pikërisht në momentin që Ferdinand Llanaj po futej në rrugën Transballkanike, çka ngre dyshimet se ka patur një person të katërt që I ka informuar për lëvizjen e makinës Benz.

Ky atentat i ndodhur më 1 tetor të 2017-së, duke se ka lidhje me hakmarrjen dhe konkretisht me masakrën e Çoles, në 2015. Kjo për faktin se Aleksandër Llanaj, vëllai i të plagosurit Ferdinand Llanaj, është i dënuar për vrasjen e 3-fishtë në vitin 2015 në Vlorë. Aleksandër Llanaj vrau tre të rinjtë, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj. Ndërkohë në vitin 2011 është vrarë Baftjar Llanaj nga Sako Xhaferri, po për motive hakmarrje pasi në vitin 2005, pasi Baftjar Llanaj i kishte vrarë babain dhe i kishte plagosur të vëllanë.

Për këtë atentat ende nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë që autorët i vunë flakën makinës, duke humbur çdo gjurmë.

Komentet
Top