Loading...

Vigan Maksuti nga Tetova, talenti i ri në skenën muzikore – VIDEO

0-8.jpg

Vigan Maksuti është talenti shqiptarë nga Tetova, që po hapërron me hapa të sigurta drejtë suksesit. Ai është një talenti që premton, një yll i ri që ka filluar të shkëlqejë. Nga viti 2013 si 7 vjeçar merr pjesë në festivalin për fëmijë “Bletëzat”, ku fiton çmimin e 3 me këngën “Gjyshja ime”. Këtu filluan edhe hapat e para të tij.

Në vitin 2014 lanson klipin e parë të realizuar në Kalanë e Sellcës, kënga e titulluar “Pëllumbi i lirisë”. Në vitin 2015 në festivalin për fëmijë fiton çmimin e dytë, me këngen “Me këngë do ta them”.

Ndërsa në festivalin mbarëkombëtar të mbajtur këtë vit në Kërçovë, arrin edhe suksesin më të madh me këngën “Bota në duart tona”, duke fituar çmimin e parë të festivalit.

Gjatë kësaj periudhe, përfundon edhe videoklipin e dytë “Unë i vogël më nuk jam”. Ditëve të fundit ai lansoj edhe projektin më të fundit, kushtuar festës së 28 Nëntorit, festa e flamurit dhe ditlindja e heroi kombëtar Adem Jashari. Kënga titullohet “Flamur ka Shqiptaria”.

Së shpejti ai premton se do e surprizojë publikun me hite të reja. E ardhmja i përket këtij djaloshi./Shqipmedia

Komentet
Top