Loading...

Vjen investimi i huaj shqiptar në Strugë

thumbnail_image-0-02-05-ff37319f1d4764fec789c6356cc20def3e4cff215b3740ec5d816263c410c970-V-01.jpg

Kryetari i Komunës Strugës në cilësin e ish ministrit për Investime të Huaja Ramiz Merko, bashkë me kabinetin ministror, të cilët në mungesë të postit të ministrisë për Investime të huaja , kanë vazhduar me angarzhime të projekteve për thithjen e investimeve në vend.

Sot kabineti i ish ministrit është takuar për të finalizuar një ndër investimet kryesore shqiptare në komunën e Strugës, flitet për Investim kapital në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale të Strugës.

Kompania Eurodent në krye me investitorin shqiptar nga Veleshta e Strugës Muamer Reçi i cili ka qenë i angarzhuar një kohë të gjatë si shkencëtar kërkimor në SHBA në kompanin më të sukseshme në tregun botëror, Colgate-Palmolive.

Siç informojnë nga kabineti ministror, ndërtimi i fabrikës do të filloj në tremujorin e dytë të ketij viti në rajonin e Strugës, gjegjësisht Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në rajonin e Strugës

Në tremujorin e parë të këtij viti, është finalizuar plan programi dhe proceduarat juridike, ku ky investim do të kapë një vlerë 4 deri 5 milion euro, dhe parashihet të hapen 75 deri 150 vendeve të reja të punës në të cilën 95 përqind të punsimeve do të jenë femra. Fabrika do të jetë një qendër e prodhimit dhe e shitjes së produkteve higjienike personale (pastë dhëmbësh, shampona, sapun i lëngshëm) e licencuar nga brendi Colgate-Palmolive dhe kozmetikës, ku do të posedoj laborator modern dhe të avancuar në kërkim të zhvillimit të produkteve kozmetike. Ky investim është i iniciuar nga Kryeatri i Komunës Strugës Ramiz Merko në kohën e postit ministror për Investimeve të Huaja në bashkëpunim me zv. Drejtorin e Zonave Tekonologjike Zhvillimore Industriale, Asip Useini.

Komentet
Top