Loading...

Vlorë: 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov qëllojnë ndaj njeri-tjetrit – VIDEO

0-5.png

Pak ditë pas përplasjes me armë në Vlora, ku mbetën tre të plagosur janë publikuar dhe pamjet.

ReportTV ka publikuar pamjet ekskluzive të përplasjes me armë zjarri në datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse. Në pamjet duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri.

Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur. Ngjarja Nga tërësia e hetimeve të kryera prej Grupit Hetimor të DVP. Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka rezultuar se dy grupe personash të cilët lëviznin me 2 automjete pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të cilat nuk bëhen të ditura për arsye hetimore, kanë qëlluar mbi njëri tjetrin me armë zjarri.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve: Gazmir Canaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, Taulant Beqiraj, 27 vjeç, banues në Vlorë, Eris Llanaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, Si edhe ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale E.M., dhe P.A.. Si rezultat i hetimeve dhe këqyrjes së kamerave ka rezultuar se shtetasi Gazmir Canaj sëbashku me shtetasit E.M., dhe P.A., kanë shtënë me armë zjarri drejtim shtetasve Taulant Beqiraj dhe Eris Llanaj, të cilët më pas janë kundërpërgjigjur. Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri tip pistoletë, 10 gëzhoja dhe 2 automjete.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 76 e 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Komentet
Top