Loading...

Vorsteiner me ofertë të re për BMW i8 – FOTO

20160712105813250646.jpg

Kompania amerikane e njohur Vorsteiner, e cila merret me modifikimin e veturave, është përkujdesur për modifikimin e modelit hibrid BMW i8.

Kjo kompani, për këtë model tani ofron paketën e re për aerodinamikën, të quajtur VR-E, e cila përbëhet nga fibra të karbonit. Kjo paketë përfshin spoilerin e përparmë dhe difuzerin e pasmë, si dhe rrotat e reja me ngjyrë të kombinuar gri-argjendi.

Vorsteiner thotë se fjala është për rrotat më të lehta më të mëdha në krahasim nga ato që prodhohen në fabrikë.

Gjithashtu, ky BMW i8 tani është më i ulët për dallim nga modeli standard, si dhe vjen me interier me ngjyrë të zezë.

Në këtë njoftim nuk deklarohet se është përforcuar sistemi hibrid i këtij modeli, që do të thotë se fuqia e kombinuar e tij (motori benzinë 1.5-litër me tre cilindra, motori elektrik dhe bateria litium-jon) ende vazhdon të jetë prej 362 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet
Top