Loading...

Vrasësi grek, në Shqipëri si klandestin: Dinamika e ekzekutimit me pagesë

greku.jpg

Vrasja e Devi Kasmit pak ditë më parë, në prag të një banese të dytë të përdorur prej tij si bazë e fshehtë dhe ku policia gjeti rreth 3 kg kokainë, dërgoi hetuesit drejt një grupi që dyshohet se kryente krime me porosi, madje edhe me vrasës të huaj.

Policia dhe Prokuroria thonë për Top Channel se ekzekutimi i Devi Kasmit mund të ketë ndodhur ose për përplasje të grupeve të drogës ose për të marrë hak për një krim të 2011 në Tiranë.

Dhe Aurel Hoxhallari dyshohet si personi që ka organizuar këtë krim duke aktivizuar ish-policin grek Eftimiu, që ka hyrë në mënyrë klandestine në Shqipëri, pasi nuk është i regjistruar në asnjë pikë kufitare.

Përveç arsenalit të armëve të gjetur në banesën e vëllezërve Hoxhallari, policia beson që ka gjetur armën e krimit, një pistoletë “Glok” dhe veshjen që përdori vrasësi natën që qëlloi viktimën.

Ndërsa hetuesit shpresojnë të bindin njërin nga pesë të arrestuarit, që të pranojë statusin e bashkëpunëtorit me drejtësinë.

Por Prokuroria pretendon se ka prova që vërtetojnë implikimin e grupit. Ish-polici grek besohet se është njeriu që po e priste Devi Kasmin pranë banesës së dytë që pak veta e dinin dhe e ka qëlluar.

Besohet se pak metra më tej, ai është larguar nga vendngjarja nga i dyshuari Elton Hoxhallari me një furgon.

Por ndërkohë, prokurorët besojnë se një tjetër anëtar i grupit, për të humbur gjurmët dhe për të çorientuar policinë është larguar me motor.

Pas hetimeve në kohë rekord dhe sekuestrimit të dhjetëra kamerave të sigurisë, i gjithë grupi, me përjashtim të Aurel Hoxhallarit, u kapen së bashku në një makinë.

Komentet
Top