Loading...

Vritet një i ri i moshës rreth 25 vjeçare

policia_korab_basha_771869_850413.jpg

 

Policia e Kosovës raportojnë për një ngjarje tragjike në një fshat të Suharekës sonte rreth orës 20:30.

Në fshatin Sopi të Suharekës një person mbeti i vrarë dhe një i plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Milazim Lumi.

Sipas Lumit, i vrari është një i ri i moshës rreth 25 vjeçare ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij, rreth 50 vjeç.Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa komandanti i stacionit policor tha se është jashtë rrezikut për jetë.

Ai nuk ka mundur të flasë për motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa Policia bashkë me Prokurorin kanë dalë në vend të ngjarjes për të nisur hetimet.

Në fazën fillestare, Policia nuk ka folur për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar për këtë vrasje.

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media