Loading...

Vujçiç: ‘Shkëndija ka potencial për dy titujt’ – VIDEO

41-1024x692.png

Mesfushori gjerman me prejardhje kroate Stefan Vujçiç beson se ekipi ‘kuqezi’ ka potencial për të fituar edhe kampionatin edhe Kupën e Maqedonisë, teksa shpreh kënaqësi për mënyrën si është pranuar në mjedisin e ri. Të martën në orën 14:00 pason miqësorja me Dunajska Streda-n.

Shkëndija numëron ditët e fundit në përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë, ndërsa është gati për të zhvilluar takimin e fundit kontrollues në tokën turke. ‘Kuqezinjtë’ të martën në orën 14:00 do të përballen me Dunajska Stredan e Sllovakisë, në ndeshjen e 6-të kontrolluese, ndërsa të mërkurën ekipi udhëton drejt Maqedonisë ku do të presë vazhdimin e gjysmëkampionatit pranveror, ku ambiciet janë dy titujt e mundshëm.
Mesfushori Stefan Vujçiç është një prej aktivizimeve të reja në skuadër dhe përshtypjet e tij të para janë shumë pozitive.
4
“Unë mendoj se jam shumë i kënaqur që jam këtu. Djemtë më kanë pranuar super, të gjithë janë djem të mirë, kemi atmosferë të mirë. Dmth në tërësi jam i kënaqur që jam këtu”, përshkruan Stefan Vujçiç fillimin e karrierës në taborin e Shkëndijës.
30-të vjeçari ka përvojë për fitimin e titujve në kampionatin e Maqedonisë, pasi ka dalë kampion edhe në Kupë edhe në kampionat me Rabotniçkin. Ai beson se Shkëndija ka potencial për të dalë kampione e dyfishtë e vendit.
2 3 6
“Unë mendoj se posedojmë kualitet të madh dhe se kemi mundësi ndoshta të fitojmë edhe kampionatin edhe Kupën. Mendoj se rezultatet ishin të mira edhe pse për ne kjo nuk ishte aspak me rëndësi. Me rëndësi është të punojmë mirë dhe të përgatitemi sa më mirë për kampionatin. Unë mendoj se jemi vërtet në rrugë të mirë”, flet me optimizëm mesfushori gjerman me prejardhje kroate. Ai premton punë të palodhshme në tentimin për realizimin e qëllimeve të ekipit.
11
“Premtoj se ne do të japim gjithçka nga vetja. Mendoj unë mund të flas vetëm për veten, unë do të jap gjithçka nga vetja, normal si gjithë ekipi t’i realizojmë ata qëllime që kemi dhe ato janë të fitojmë kampionatin dhe të fitojmë Kupën. Për këtë punojmë shumë dhe do japim gjithçka që të realizojmë“, përfundoi Stefan Vujçiç.

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media