Loading...

Wenger mbërrin në fund, një portugez projektohet për Arsenalin

0-5.jpg

Media britanike ja ka bërë gjyqin me kohë, ndërsa tani është duke ekspozuat çdo ditë emra trajnerësh që mund të përshtaten për drejtimin e Arsenal.

Wenger është trajneri më jetegjatë në nje pankinë në futbollin anglez, por padyshim dhe ai që ma më pak trofe. Humbja e dytë në 4 ditë me të njejtin rezultat, 0-3 nga Manchester City, duket se ka afruar edhe më shumë fundin e francezit në krye të ‘topçinjve’.

Pas Thierry Henry dhe Carlo Ancelotti, emri qe po lakohet më shumë është ai i portugezit që drejton Monaco, Leonardo Jardim. Portugezi që drejton me shumë sukses skuadrën e principatës prej më shumë se 3 vjetësh duket profili i duhur për pankinën e vuajtur në Arsenal.

Nëse Arsenal vendos për Jardim do të ishte një përsëritje e historisë, pasi pikërisht në këtë moshë që ka aktualisht portugezi, Ëenger mori drejtimin e Arsenal, pas një suksesi po me Monaco dhe një vit eksperiencë në Japoni në mes.

Ndërkohë orët e fundit në Londër është përfolur dhe emri i Arteta, ish-mesfushor i Arsenal dhe aktualisht zëvendësuesi i Guardiolës te City.

Komentet
Top